Shqipëria

Fier, makina përfundon në kanal, humbin jetën dy persona


Njё aksident i rёndё ka ndodhur nё orёn 13:00, nё Marinaz, tё qytetit tё Fierit.

Si pasojё e tij kanё humbur jetёn dy persona, njofton Policia e Shtetit.

Bëhet me dije se automjeti tip “Nisan” me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Për pasojë, dy personat, me inicialet Sh.B. 54 vjeç dhe E.L., 36 vjeç, dyshohet se janë mbytur.

Grupi hetimor po punon pёr zbardhjen e plotё tё ngjarjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore