Lajme

Federata Ruse planifikon të reduktojë eksportet e naftës në gusht


Rusia planifikon të shkurtojë eksportet e naftës nga portet perëndimore muajin e ardhshëm me rreth 100 mijë deri në 200 mijë fuçi në ditë në krahasim me korrikun, pasi Moska e përmbush premtimin e saj me liderin e OPEC-ut, Arabinë Saudite.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.

Agjencia, duke cituar tre burime të njohura me këtë çështje, vë në dukje se Rusia ka udhëzuar kompanitë e naftës të reduktojnë planet e tyre të furnizimit për muajin e ardhshëm.

Sipas burimeve tregtare dhe të dhënave nga Refinitiv Eikon, shkurtimet e gushtit do të thellojnë rënien e eksporteve nga maji në korrik, që tashmë është 500 mijë fuçi në ditë.

Anëtarët e OPEC+ kanë shkurtuar furnizimet që nga nëntori për të mbështetur çmimet.

Këtë muaj, Federata Ruse premtoi të ulë eksportet me 500 mijë fuçi në ditë në gusht dhe Arabia Saudite vazhdoi të ulë prodhimin me 1 milion fuçi në ditë.

“Ngarkesat e korrikut të naftës nga portet perëndimore si Primorsk dhe Ust-Luga në Detin Baltik dhe Novorossiysk në Detin e Zi do të bien në 1.9 milionë fuçi në ditë këtë muaj, krahasuar me 2.3 milionë fuçi në ditë në qershor dhe 2.4 milionë fuçi në ditë në maj”, thuhet në raport.

Zëdhënësi i zëvendës kryeministrit rus Oleksandr Novak, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet e Moskës me OPEC+, tha se kompanitë ruse do të vendosin vetë nëse do të shkurtojnë prodhimin e naftës në gusht, por detyra e Rusisë është të reduktojë furnizimet në tregjet botërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore