Bota

Fauci “i lumtur” me presidentin e ri


Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, ka deklaruar se tashmë ndihet i çliruar pёr tё thёnё të vërtetën shkencore mbi coronavirusin pa frikën dhe pasojat e Donald Trump-it.

Fauci u kthye në podiumin e Shtëpisë së Bardhë pas lёshimit tё strategjisё anti-Covid 19 nga presidenti i ri i SHBA, Joe Biden.

Joe Biden nënshkroi 10 urdhra ekzekutivë pёr luftimin e pandemisё.

Fauci këmbënguli se kishte qenë gjithmonë i sinqertë. Pёr kёtё arsye, kishte hasur shpesh probleme me ish presidentin Donald Trump.

Fauci tha se kёto probleme e kanё detyruar tё thotё gjёra tё pavёrtetuara shkencёrisht. Ndёr to dhe trajtimin me hidroksiklorokinё të shtyrё nga Trump./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore