Lajme

Familjeve të aktivistëve palestinezë iu mohuan të drejtat shëndetësore bazuar në informacionin nga Shin Bet


Agjencia izraelite e sigurisë, Shin Bet, ka kaluar informacione për familjet palestineze nga Jeruzalemi Lindor tek Instituti Kombëtar i Sigurimeve (NII).

Më pas, ky i fundit i ka revokuar të drejtat e tyre mjekësore, siç tregohet nga përgjigja e NII ndaj një peticioni të paraqitur kundër tij në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit.

Gjykata e Punës në Jerusalem urdhëroi NII t’i paguante dëmshpërblim një gruaje palestineze, të drejtat mjekësore të së cilës dhe të fëmijëve të saj ishin revokuar pa asnjë arsye.

NII, me sa duket me udhëzimin e shërbimeve të sigurisë, revokoi të drejtat mjekësore të familjeve të 20 aktivistëve palestinezë në Jerusalemin Lindor gjatë Operacionit Ruajtësi të Mureve.

Thuajse të gjithë morën të drejtat e tyre pas paraqitjes në gjykatë.

Por NII nuk shpjegoi arsyet e veprimeve të saj. Në përgjigje të një peticioni për lirinë e informacionit, pranoi se po merrte informacion mbi të siguruarit palestinezë nga Shin Bet.

Në përgjigjen ndaj peticionit, të paraqitur nga HaMoked – Qendra për Mbrojtjen e Individit, NII ka thënë se peticioni kërkon ta përshkruajë atë si “krahu i djathtë i forcave të sigurisë. Këto janë pretendime krejtësisht të pabaza”.

Gjithashtu pranon se ka marrë informacion nga Shin Bet për vendbanimet e të siguruarve palestinezë. Dhe argumenton se dhënia e informacionit të kërkuar për ankuesit mund të dëmtojë bashkëpunimin midis NII dhe Shin Bet.

Gjykata urdhëroi që informacioni t’u jepej ankuesve.

Ky veprim është ndërmarrë në kohën e tensioneve të sigurisë gjatë luftës së Gazës një vit e gjysmë më parë.

Shumica e familjeve e morën vesh rastësisht, kur shkuan në një klinikë të mirëmbajtjes shëndetësore për kujdes mjekësor dhe u thanë se nuk kishin më të drejtë për sigurim shëndetësor.

Kur ata u përpoqën të zbulonin arsyenpse, u thanë se kjo ishte për shkak se NII përcaktoi që qendra e tyre nuk ishte në Jerusalem.

Shumica e palestinezëve në Jerusalem janë banorë izraelitë dhe të drejtat e tyre sociale varen nga ata që jetojnë brenda territorit të vendit.

Lëvizja në territore ose jashtë vendit mund të çojë në revokimin e të drejtave. Pothuajse të gjitha familjet të cilave iu revokuan të drejtat ishin të aktivistëve të njohur palestinezë.

Me ndihmën e Hamoked, gjashtë familje ngritën padi kundër NII për të rifituar të drejtat e tyre.

Në shumicën e rasteve, NII ra dakord të rivendoste të drejtat menjëherë pas ngritjes së padisë.

Marrë nga “Haaretz”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore