Bota

Facebook “bojkoton” ushtrinë e Myanmar


Një faqe në Facebook e drejtuar nga shërbimi i informacionit “True News” i juntës në Myanmar, u fshi nga platforma të dielën pas akuzave për nxitje të dhunës nga gjigandi i teknologjisë.

Një zëdhënës për platformën tha se faqja e Ekipit të Informacionit të Vërtetë të Tatmadaw u hoq për “shkelje të përsëritura të Standardeve të Komunitetit që ndalojnë nxitjen e dhunës dhe koordinimin e dëmit”.

Ushtria në Myanmar ka rritur dhunën në mënyrë të vazhdueshme kundër fushatës masive dhe kryesisht paqësore që kërkon kthimin e kancelares së rrëzuar, Aung San Suu Kyi.

Ish zyrtarja e larte dhe fituesja e Nobelit u vendos në paraburgim në fillim të këtij muaji së bashku me aleatët e saj politikë.

Regjimi i ri pretendon se pushteti nuk është marr në mënyrë të ligjshme.

Ndërkohë, media sociale Facebook ka fshirë vitet e fundit qindra faqe të lidhura me ushtrinë. Sipas burimeve platforma thuhet të jetë kritikuar për mosreagim ndaj postimeve me qëllime të këqija në vend.

Pjesa më e madhe e postimeve synonte pakicën muslimane Rohingya, rreth 750 mijë prej të cilëve ikën në Bangladeshin fqinj pas një goditje të ushtrisë në vitin 2017.

Shefi i Junta, Min Aung Hlaing dhe udhëheqës të tjerë të lartë ushtarakë u fshinë nga platforma një vit më vonë, pas një hetimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) që rekomandoi një ndjekje penale të tyre rreth gjenocidit mbi dhunën.

Platforma ka ndaluar gjithashtu faqet e grupeve kryengritëse që luftojnë me ushtrinë në kufijtë e vendit si dhe një grup murgjish budistë të cilët janë akuzuar për nxitje dhune ndaj myslimanëve.

Grusht shteti

Pjesa më e madhe e Myanmar-it ka qenë në trazirë që nga dëbimi i Suu Kyi më 1 shkurt. Demonstrata të mëdha shpërthyen në qytete dhe fshatra të izoluara.

Dy njerëz u vranë të shtunën pasi forcat e sigurisë qëlluan mbi një turmë në qytetin qendror të Mandalay.

Junta ka vendosur gjithashtu ndërprerje të internetit gjatë natës dhe ka ndaluar platformat e mediave sociale duke përfshirë Facebook.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore