Sport

FA Cup luan raundin e tretë, Armando Broja, Chelsea, Leicester-i dhe Everton-i zbresin në fushë


FA Cup do të luajë këtë të shtunë raundin e tretë të saj. Ndeshjet janë me eleminim direkt. Mes skuadrave që do të zbresin në fushë është dhe Southampton-i i Armando Brojës.

Sfida e parë hapëse e ditës në FA Cup do të luhet mes Mansfield Town dhe Middlesbrough-it, duke filluar nga ora 13:15.

Katër sfida do të luhen nga ora 13:30: Bristol – Fulham, Burnley – Huddersfield, Coventry – Derby dhe Hartlepool – Blackpool.

Një ndeshje do të luhet duke filluar nga ora 13:45. Millwall-i do të përballet me Crystal Palace-n.

Dhjetë ndeshje do të luhen nga ora 16:00: Barnsley – Barrow, Boreham Wood – Wimbledon, Kidderminster – Reading, Leicester – Watford, Newcastle – Cambridge, Petersborough – Bristol Rovers, Port Vale – Brentford, QPR – Rotherham, West Bromwich – Brighton dhe Wigan – Blackburn.

Ora 18:30 do të sjellë katër përballje: Chelsea – Chesterfield, Hull City – Everton, Swansea – Southampton dhe Birmingham – Plymouth.

Sfida e fundit e kësaj dite në FA Cup do të luhet duke filluar nga ora 18:45, Yeovil Town përballet me Bournemouth-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore