Kosova

Exit Poll në Albanian Post – Haxhiu: Betejë e vertetë në tri qytete të mëdha, në Prishtinë s’dihet fituesi deri në momentin e fundit


Baton Haxhiu, Drejtor i Albanian Post

Në minutën e parë që zyrtarisht mbyllen të gjitha vendvotimet në Kosovë – në orën 19:00, do të publikohen rezultatet e EXIT POLL të Albanian Post për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.

Bashkë me Institutin “Source”, Albanian Post do të sjellë ekskluzivisht rezultatet e para në Komunat e Kosovës me fillim në orën 19:00.

Drejtori i Albanian Post, Baton Haxhiu tregon se procesi i EXIT POLL është duke u realizuar njëjtë si në herën e fundit, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai ka treguar se në terren janë 80 anketues të cilët po anketojnë qytetarë pasi kanë kryer procesin e votimit, me një sistem “real time”, në kohë reale, ku të dhënat për votën e tyre procesohen menjëherë në databazën ku po mblidhen të dhënat nga të gjitha komunat.

“Garë e nxehtë në tri komuna, në Prishtinë nuk dihet fituesi deri në momentin e fundit, sepse është garë shumë e ngushtë”, ka deklaruar Haxhiu.

Rezultatet dhe numrat e fituesve të këtyre zgjedhjeve do të mund t’i ndiqni LIVE në web-sajtin e Albanian Post, në Facebook-un e Albanian Post dhe gjithashtu në kanalin e sajtit në Youtube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore