Lajme

Exit Poll: Mitsotakis fiton bindshëm në zgjedhjet greke


Partia e qendrës së djathtë të Greqisë Demokracia e Re (DR) e Kyriakos Mitsotakis është fituesja e qartë e zgjedhjeve të përgjithshme të përsëritura të mbajtura të dielën.

Kjo, sipas sondazhit të përbashkët të exit poll-it të paraqitur nga stacionet televizive të mëdha greke në orën 19:00 me orën lokale.

Partia e Mitsotakis “Demokracia e Re” merr 40-44 për qind.

Nëse këto parashikime konfirmohen në numërimin aktual, DR-ja do të zgjidhet me shumicë absolute në parlamentin prej 300 vendesh. Ajo do të marrë 158 ul.

Ligji zgjedhor sipas të cilit u zhvillua votimi i së dielës i jep fituesit deri në 50 vende bonus në parlamentin 300 anëtarësh të Greqisë.

Mitsotakis, i cili përjashtoi mundësinë e përpjekjes për të formuar një qeveri koalicioni pas fitores së tij në maj, thotë se atij i duhen të paktën 158 vende për të qeverisur rehat dhe për të qenë në gjendje të shtyjë reformat “ambicioze”.

Sipas exit poll-it, opozita kryesore SYRIZA është ndërmjet 16.1 dhe 19.1 për qind. Partia e Alexis Tsipras do të marrë 45 vende.

PASOK e qendrës së majtë është në rrugën e duhur për të fituar 10-13 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Komuniste me 7.2 – 9.2 për qind.

Partia kundër masave shtrënguese MeRA25 e ish-ministrit të Financave të Tsipras, Yanis Varoufakis, merr 2-4 për qind.

Mitsotakis bëri thirrje për një qeveri të qëndrueshme për katër vitet e ardhshme nga qendra e votimit në Kifissia, ku votoi të dielën.

Kush është Kyriakos Mitsotakis?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore