Lajme

Evropa do të marrë naftë nga Abu Dhabi për të zëvendësuar lëndët e para ruse


Kompania franceze “TotalEnergies” ka paracaktuar për dërgesë një cisternë nafte nga Abu Dhabi në fillim të majit.

Vendimi është marrë në sfondin e luftës dhe sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Lajmi është raportuar nga agjencia Reuters.

Divizioni i transportit të “TotalEnergies” mori me qira tankerin SUezmax Moscow Spirit.

Ajo do të dërgojë 1 milion fuçi naftë bruto nga porti Jebel Dann në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Mbretërisë së Bashkuar më 1-3 maj.

Hera e fundit që një dërgesë e tillë nga Abu Dhabi vinte drejt Evropës ishte në maj të vitit 2020 në Itali.

Sipas parashikimeve, në muajt e ardhshëm, Evropa do të marrë cisterna të reja të naftës bruto nga Abu Dhabi për të kompensuar braktisjen e naftës ruse.

Në të njëjtën kohë, BE-ja po përgatit sanksione të reja ndaj naftës nga Rusia.

Vlen të përmendet se Rusia ishte furnizuesi më i madh i naftës në Evropë.

Në vitin 2020, Moska përbënte 26 për qind të importeve totale të naftës në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore