Sport

Everton – gati të nxjerrë në shitje gjashtë lojtarë, përfshirë dhe James-in


Klubi anglez i Everton-it po përgatitet të shesë një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve, në mënyrë që të grumbullojë të ardhura për merkaton.

Everton-i kërkon të mbledhë të ardhura për të përmbushur kërkesat e trajnerit të ri Rafa Benitez, i cili ka pretenduar se do të sjellë suksesin e munguar në “Goodison Park”.

Benitez-i u vendos në krye të klubit për të zëvendësuar Carlo Ancelotti-n që shkoi te Real Madrid-i.

“The Telegraph” raporton se deri në gjashtë lojtarë pritet të dalin në merkato, ku listën e kryeson James Rodriguez-i. Kolumbiani u transferua në Angli si dëshirë e Ancelotti-t.

Të tjerë emra që pritet të largohen nga Everton-i janë: Andre Gomes-i, Bernard-i, Fabian Delph-i, Yerri Mina dhe Cenk Tosun-i.

Vitet e fundit skuadra angelze ka shpenzuar shumë në merkato dhe rrezikon fair-play financiar, ndaj duhet të ekuilibrojë shpenzimet me të ardhurat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore