Sport

Europa Ligë/ Anglia dhe Spanja mirëpresin gjysmëfinalet e para


Europa Ligë do të luajë ditën e enjte dy ndeshjet gjysmëfinaliste për sezonin 2020/’21. Në Angli do të luhet ndeshja midis Manchester United-it dhe Roma-s. Spanja mirëpret duelin midis Villarreal-it dhe Arsenal-it. Të dy takimet do të luhen duke filluar nga ora 21:00.

“Old Trafford” do të presë gjysmëfinalen e parë midis United-it dhe Roma-s. Vendasit mbërritën në gjysmëfinale pasi eliminuan më herët Granda-n me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Roma mbërriti në këtë fazë, pasi më herët eliminoi Ajax-in, me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

 

anchester United-i dhe Roma përballjen e fundit në Europë e kishin në vitin 2008, në Ligën e Kampionëve. Të dy ndeshjet u fituan nga United-i (1-0, 0-2).

Në ndeshjen e së enjtes, për Ole Gunnar Solskjaer-in pritet të mungojnë: Phil Jones-i dhe Anthony Martial-i. Për teknikun, Paulo Fonseca, pritet të mungojnë Riccardo Calafiroi, Gianluca Mancini, Pedro dhe Nicolo Zaniolo.

“Estadio de la Ceramica” do të presë gjysmëfinalen tjetër në Europa Ligë, atë midis Villarreal-it vendas dhe Arsenal-it. Nëndetësja e verdhë mbërriti në gjysmëfinale pasi eleminoi Dinamo Zagreb-in, me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Arsenali mbërriti në këtë fazë, pasi më herët eliminoi Slavia Praha-n, me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Të dy ekipet për herë të fundit në kompeticionet europiane janë përballur në Ligën e Kampionëve në vitin 2009. Ndeshja në Spanjë ka përfunduar me rezultatin 1-1, ndërsa në Angli, përfundoi me rezultatin 3-0.

Villarreal-i ka në krye të pankinës teknikun, Unai Emery. Emery ka qenë trajner i topçinjëve, përpara se të shkonte në Spanjë. Ndërkohë që Arsenal-i udhëhiqet nga Mikel Arteta, tekniku me orgjinë spanjolle.

Për Emery-n pritet të mungojë në këtë përballje mesfushori Vicente Iborra. Për Arteta-n, pritet të mungojë David Luiz-i dhe janë në dyshim Pierre-Emerick Aubameyang-u, Kieran Tierney dhe Alexandre Lacazette.

Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve do të luhen më datë 6 maj 2021. Përkatësisht, Roma-Manchester United në “Stadio Olimpico” dhe Arsenal-Villarreal në “Emirates Stadium”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore