Përballje

Europa Leauge/ Katër skuadrat më të mira zbresin në fushë


Gara e dytë më e rëndësishme për klube në Evropë, Europa Leauge, ka hyrë në fazën më interesante, ku katër skuadrat më të mira të këtij edicioni do të përballen sonte (e enjte) në ndeshjet e para gjysmëfinale.

Red Bull Leipzig do të ballafaqohet me skocezët e Rangers, ku në ndeshjen e parë do të kërkojnë një rezultat sa ma të mirë, duke shfrytëzuar faktorin fushë.

Në raundin e kaluar, Leipzig-u ia doli mbanë të eliminonte italianët e Atalanta-s, ndërsa Rangers u kualifikua përballë portugezëve të Braga-s.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes West Ham United dhe Eintracht Frankfurt, e cila do të zhvillohet në Londër.

West Ham që cilësohet edhe si një nga skuadrat që mund t’i shkojë deri në fund turneut, në çerekfinale eliminoi Lyon-in ndërsa Eintracht Frankfurt bëri befasinë duke eliminuar Barcelonën në fazën e kaluar.

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 5 maj, derisa finalja e madhe do të luhet më 18 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore