Sport

Euroleague, klubet shkarkojnë drejtuesin ekzekutiv pas 22 vitesh


Jordi Bertomeu, themelues dhe drejtues ekzekutiv i Euroleague në basketboll do të largohet nga detyra e tij në fund të sezonit.

Klubet që bëjnë pjesë në Euroleague kanë vendosur nëpërmjet votimit që Bertomeu të mos vazhdojë më në detyrën që mban prej 22 vitesh.

Sipas “Sport24”, 11 klube votuan dhe rezultati ishte gjashtë kundër dhe pesë pro qëndrimit të Bertomeu-t në kyre të Euroleague.

Klubet kundër 62-vjeçarit ishin Olympiacos-i, Panathinaikos-i, Olimpia Milano, Maccabi Tel Aviv-i, CSKA Moscow dhe Zalgiris Kaunas-i.

Klubet pro tij ishin Real Madrid-i, Barcelona, Baskonia, Fenerbahçe dhe Andaolu Efes-i. Pronarët e klubeve të tjera si Bayern Munich-u dhe ASVEL Lyon-Villeurbanne nuk kanë të drejtë vote.

Shkaku për këtë vendim është se klubet ishin të pakënaqura me mënyrën e menaxhimit të Euroleague nga spanjolli.

Tashmë do i takojë Komitetit të Euroleague për të gjetur drejtuesin e ri dhe të punojë për procesin e përzgjedhjes së tij.

Muajin e kaluar, Euroleague, në bashkëpunim me NBA dhe FIBA u bashkuan për të punuar në drejtim të rritjes së basketbollit në Evropë. Aktualisht po punohet për të rritur audiencën e kompeticionit dhe ndikimin ekonomik të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore