Shqipëria

Eurodeputeti Cuffe: Incenerimi, zgjidhja e fundit në menaxhimin e mbetjeve


Në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociimin, përfaqësuesi i Delegacionit të Parlamentit Evropian , eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe ka deklaruar se Shqipëria do të duhet të bëj më shumë për çështjet e ndotjes mjedisore.

Në fjalën r tij, Cuffe ka theksuar qëndrimin e Bashkimit Evropian se “incenerimi duhet të mbetet zgjidhja e fundit në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në vendet e BE-s[“.

Kjo sepse tranzicioni për ekonomi të gjelbër prioritizon një qasje ndaj riciklimit dhe ripërdorimit.

“Shqipëria do të duhet të bëj më shumë për çështjet e ndotjes mjedisore për shkak të shqetësime rreth cilësisë së ajrit dhe emetimit të karbonit në ajër, e cila është në shifra të mëdha”, ka thënë ai.

Prandaj dhe duhet të bëhet më shumë për diversifikimin e transportit.

Sakaq, në komisionin e mbështetur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka thënë se “ndërtimi i një inceneratori të ri, përveç dy atyre ekzistues në Elbasan dhe Fier, paraqet shqetësime në rritje”.

Këtë, për sa i përket përputhshmërisë me BE-në, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivave të riciklimit.

Sipas saj, incenerimi është aferë korruptive bazuar në procedura pa garë dhe pa konkurrencë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore