Sport

Euro 2023/ Alban Bushi për Albanian Post: Jemi ekip më i mirë se Kosova


“Ne jemi ekip më i mirë se ata. I kemi rrahur sezonin e kaluar dy herë”. Ka qenë kjo deklarata e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, për Albanian Post, sa i përket përballjes me Kosovën U-21.

Në konferencën mbajtur të premten e 5 nëntorit, para gazetarëve të mbajtur në “Air Albania”, në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2023, me Slloveninë dhe Kosovën, ai ka shpallur listën me 23 lojtarët e ftuar.

11 futbollistë vijnë nga kampionati vendas i futbollit, Abissnet Superiore. Pjesa tjetër, nga ligat e futbollit në Greqi, Itali, Gjermani, Angli, si dhe Portugali.

I pyetur nga Albanian Post, nëse Shqipëria dhe Kosova kanë pasur përsëri përplasje për ndonjë talent, tekniku 48-vjeccar u përgjigj se diçka e tillë ka ndodhur, ndonëse nuk dha emra konkretë.

“Ne gjithmonë kemi kontaktuar shumë lojtarë, që luajnë aktualisht te Kosova. Kjo, kur ata s’kishin vendosur akoma, as për Kosovën, as për Shqipërinë. Disa kanë pranuar që të vijnë, disa kanë shkuar me Kosovën”.

Sipas tij, kjo është diçka normale, pasi “si Shqipëria, si Kosova, është e njëjta gjë”.

Ndër të tjera, tekniku i Shpresave kuqezi tha se për shqiptarët, fakti që tanimë kemi dy Kombëtare, atë në Shqipëri apo në Kosovë, shpresat për të parë njërën prej tyre në kompeticione madhore rriten.

“Shqiptarët kanë mundësi të bëjnë tifo, edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë”, tha Bushi, ndonëse i qëndron idesë se, “në qoftë se do të kishim një kombëtare, do të kishim ekip shumë të fortë”.

Ndër të tjera, ai theksoi se Kombëtarja e Shqipërisë U-21 është më e fortë se ajo e Kosovës, ccka është treguar në përballjet direkte mes tyre.

Synimi i radhës?

“Do të mundohemi të fitojmë sërish. Gjithsesi, ndeshja e parë me Slloveninë është më e rëndësishme se ajo me Kosovën”, përfundoi Bushi.

Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në Grupin G me nëntë pikë, tre fitore dhe një humbje. 12 pikë ka Çekia, që mban kryesimin.

Shqipëria do t’i luajë në transfertë të dyja ndeshjet. Fillimisht me Slloveninë, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 18:00 dhe, më 16 nëntor, me Kosovën, duke filluar nga ora 19:00.

Përballjet e mëparshme me Slloveninë dhe Kosovën, Shqipëria i ka fituar të dyja, përkatësisht në shifrat 2-0 dhe 1-0.

Shqipëria do i luajë në transfertë të dy ndeshjet. Fillimisht me Slloveninë, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 18:00 dhe më 16 nëntor me Kosovën, duke filluar nga ora 19:00. Përballjet e mëparshme me Slloveninë dhe Kosovën, Shqipëria i ka fituar të dyja, përkatësisht në shifrat 2-0 dhe 1-0.

Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në Grupin G me nëntë pikë, tre fitore dhe një humbje. 12 pikë ka Çekia U-21 që mban kryesimin.

Lista e plotë:

Portierë

Angelo Tafas – Kukësi

Vokli Laroshi – Partizani

Bruno Puja – Egnatia

Mbrojtës

Kosta Vangjeli – Skënderbeu

Masimiliano Doda – Palermo

Adrian Bajrami – Benfica U-23

Albion Marku – Partizani

Jorgo Pëllumbi – NK Varazdin

Ramen Çepele – Hannover 96

Mario Mitaj – AEK

Marsel Ismajlgeci – Tirana

Ergi Goga – Erzeni

Adolf Selmani – Teuta

Mesfushorë

Angelo Ndreçka – SS Teramo

Kristjan Asllani – Empoli

Erald Lakti – Calcio Lecco

Jurgen Çelhaka – Legia Warszawa

Bernard Karrica – Orion Tip Sered

Armando Dobra – Colchester United

Sulmues

Ernest Muçi – Legia Warszawa

Tedi Cara – Partizani

Mehdi Çoba – Vllaznia

Ergys Peposhi – Kukësi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore