Lajme

Etiopi/ Partia e kryeministrit Abiy fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare


Partia e Prosperitetit e kryeministrit, Abiy Ahmed, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të Etiopisë, tha bordi zgjedhor të shtunën e 10 korrikut, një fitore që i siguron atij një tjetër mandat në detyrë.

Partia e Abiy fitoi 410 nga 436 vendeve në parlament, tha nënkryetari i bordit zgjedhor Ëoubshet Ayele në një konferencë shtypi në kryeqytetin Addis Ababa.

Abiy përshëndeti votimin e 21 qershorit si zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme të vendit pas dekadave të sundimit shtypës.

Sidoqoftë, një bojkot i opozitës, lufta, dhuna etnike dhe sfidat logjistike hodhën në hije zgjedhjet në disa zona. Votimi nuk u zhvillua në tre nga 10 rajonet e Etiopisë.

Kreu i opozitës, Berhanu Neg,  tha se partia e tij kishte depozituar 207 ankesa pasi zyrtarët lokalë dhe milicët bllokuan vëzhguesit në rajonin e Amhara dhe rajonin e Kombeve Jugore, të Kombësive dhe të Popujve.

Mbajtja e zgjedhjeve

Në Etiopi zgjedhjet janë mbajtur më 21 qershor, pavarësisht se një konflikt i përgjakshëm dhe vuajtja nga uria po afrohet në veri, si dhe po përshkallëzohen tensionet midis grupeve të saj më të mëdha etnike.

Sondazhet, fillimisht, ishin planifikuar për në gusht 2020, por u vonuan për shkak të pandemisë Covid-19.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme u mbajtën në vitin 2015.

Pse janë zgjedhjet një çështje kaq e madhe?

Kjo është prova e parë zgjedhore për kryeministrin Abiy Ahmed, qëkur ai mori detyrën me premtimin për t’i dhënë fund shtypjes. Megjithëse tashmë ka shqetësime në lidhje me integritetin e sondazhit.

Abiy mori pushtetin në prill të 2018-ës, në prag të protestave kundër qeverisë së koalicionit të dominuar nga Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF). Kjo e fundit filloi të trondiste Etiopinë.

Ai shtrëngoi korrupsionin, liroi të burgosurit politikë, caktoi më shumë gra në kabinet dhe bëri paqe me Eritrenë fqinje.

Kjo e fundit erdhi pas një lufte kufitare 1998-2000, ku mbetën të vdekur dhjetëra-mijëra njerëz.

Zelli i tij reformist e pa atë të fitonte Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2019. Por vetëm një vit më vonë, ai zhvilloi një operacion ushtarak në vendin e tij, duke vendosur trupa në provincën veriore të Tigray-it për të hequr TPLF-në si partinë në pushtet të rajonit.

Kjo erdhi pasi kapi bazat ushtarake në atë që Abiy e pa si një përpjekje për ta rrëzuar. E gjitha kjo ka çuar në një konflikt, ku janë vrarë mijëra njerëz, si dhe në uri masive në rajon.

Një nga shkaqet e përkeqësimit të marrëdhënieve midis të dy palëve ishte vonesa e zgjedhjeve vitin e kaluar. TPLF-ja akuzoi Abiy-in për përdorimin e pandemisë, si pretekst për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet, pasi i përfundoi mandati i tij në shtator 2020.

Cili është vizioni i Abiy-t?

Abiy, pasi mori detyrën, shpërndau Frontin Demokratik Revolucionar të Popujve Etiopianë (EPRDF). Një aleancë kjo e mbizotëruar nga TPLF-ja dhe e katër partive me bazë etnike.

Ata ishin në pushtet që prej vitit 1991 dhe fituan të gjitha vendet në zgjedhjet e vitit 2015. Këto të fundit u shoqëruan me akuza për shtypje të gjerë dhe manipulime.

Abiy ka zëvendësuar EPRDF-në me një parti të re, Partinë e prosperitetit.

Ai thotë se, të kesh një parti të vetme, do të ndihmojë në krijimin e unitetit kombëtar dhe në uljen e ndarjeve etnike.

Sidoqoftë, kritikët e tij argumentojnë se përpjekja për të injoruar dallimet etnike do të sjellë vetëm pakënaqësi, me largimin e pushtetit nga njerëzit lokalë dhe përqendrimin në kryeqytetin, Addis Ababa.

TPLF-ja refuzoi të bashkohej me partinë e re. Kjo ishte në zemër të mosmarrëveshjes së saj me Abiy-in.

Tre anëtarët e tjerë të EPRDF-së, Partia Demokratike Amhara, Partia Oromo Demokratike (ODP) dhe Lëvizja Demokratike Popullore etiopiane Jugore, ranë dakord të shpërndahen.

A ka ndonjë kundërshtim?

Bordi Kombëtar i Zgjedhjeve në Etiopi tha se, më shumë se 40 parti, kanë paraqitur kandidatë, por shumica e tyre janë parti rajonale. Duke shtuar se, më shumë se 9 mijë kandidatë, po garojnë në zgjedhjet federale dhe rajonale. Ky ishte numri më i lartë i kandidatëve në çdo zgjedhje etiopiane.

Sidoqoftë, partitë e opozitës janë ankuar se një goditje e qeverisë ndaj zyrtarëve të saj ka prishur planet e tyre për t’u përgatitur për sondazhet.

Partitë në rajonin më të populluar të Etiopisë, Oromia, kanë njoftuar se do të bojkotojnë zgjedhjet.

Fronti i Çlirimit Oromo (OLF) u tërhoq në mars, duke përmendur burgimin e disa prej udhëheqësve të tij dhe pretendimin e mbylljes së zyrave të tij nga qeveria – duke përfshirë zyrën e saj qendrore në kryeqytet.

Kongresi Federalist Oromo (OFC), partia e Jawar Mohammed njoftoi po ashtu në mars se ishte i “detyruar” të tërhiqej nga zgjedhjet për arsye të ngjashme.

TPLF-ja është caktuar si një organizatë terroriste. Disa nga udhëheqësit e saj janë arrestuar. Ndërsa të tjerët janë në arrati, ose vazhdojnë të bëjnë një luftë guerile në Tigray.

Berhanu Nega, i cili drejton partinë Qytetarët Etiopianë për Drejtësi Sociale, është udhëheqësi i vetëm i opozitës me një profil kombëtar që merr pjesë në zgjedhje.

Politikani dhe akademiku 62-vjeçar u zgjodh në vitin 2005 kryetar i kryeqytetit, Addis Ababa. Por fitorja e tij u prish nga qeveria e atëhershme e mbizotëruar nga TPLF-ja dhe ai u burgos.

Presioni ndërkombëtar bëri që ai të lirohet pas 21-muajsh burg dhe ai u largua nga Etiopia. Ai u kthye pasi Abiy mori detyrën.

Ai ishte një nga anëtarët themelues të grupit Ginbot 7. Një grup rebel që koordinonte një rezistencë 10-vjeçare të armatosur kundër qeverisë etiopiane.

Grupi pezulloi rezistencën e tij të armatosur në qershor 2018, duke thënë se reformat e Abiy-it kishin dhënë shpresë se “demokracia e mirëfilltë” mund të jetë “një mundësi reale”.

A po mbahen zgjedhjet kudo?

Zgjedhjet nuk do të mbahen në Tigray, ku vazhdojnë luftërat, pavarësisht se Abiy deklaroi fitoren në nëntor 2020.

Shteti është tani nën një administratë të përkohshme, pasi parlamenti e deklaroi atë të paligjshme dhe votoi për ta zëvendësuar atë.

Bordi zgjedhor tha se një datë për zgjedhjet në Tigray do të caktohet sapo qeveria e përkohshme të hapë zyrat zgjedhore.

Votimi është shtyrë gjithashtu deri më 6 shtator në 54 zona elektorale në të gjithë vendin. Bordi zgjedhor justifikohet se ka defekte në fletët e votimit. Në total, 78 nga 547 zona elektorale nuk do të votojnë.

Dhuna etnike është rritur në disa rajone që kur kryeministri Abiy erdhi në pushtet. Ekzistojnë frikë se kjo mund të minojë sondazhin.

Zgjedhjet kanë çuar në tension të shtuar mbi zonat e diskutueshme kufitare midis rajoneve të ndryshme, të cilat aktualisht mbajnë shumë pushtet në sistemin federal të Etiopisë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore