Lajme

Etiopi/ Frika nga konflikti Tigray mund të shkaktojë luftë tjetër


Një betejë e përgjakshme tetë-mujore për kontrollin e shtetit verior etiopian, të Tigray, është përhapur në rajonin fqinj të Afar, gjatë javës së kaluar.

Të paktën 20 civilë janë vrarë dhe 54 mijë njerëz janë zhvendosur, sipas raporteve, ndërsa rritet frika për një krizë humanitare.

Disa njerëz në Afar thanë se Fronti i Çlirimit Popullor rebel Tigray (TPLF) kishte vrarë disa civilë. Por kjo akuzë nuk është verifikuar akoma.

TPLF po lufton ndaj ushtrisë etiopiane dhe aleatët e saj në Afar, e cila kufizohet me Tigray. Zëdhënësi për Afar-in ka thënë se luftëtarët Tigrayan kanë kapur gati tre rrethe nën sundimin e vet në rajon, këtë javë. Aktivistët në Afar kanë shprehur nevojën për ushqim, ujë dhe strehim emergjence.

TPLF ishin në qeverisje rajonale të Tigray, derisa u dëbuan nga forcat federale nëntorin e kaluar.

Muajin e kaluar ai rimori shumë nga Tigray në një ofensivë spektakolare kundër ushtrisë kombëtare.

Çfarë dimë për luftimet?

Burime të shumta në Afar thanë se luftëtarët e TPLF kishin vrarë civilë, në rrethe të tilla, si Yallo dhe Aëra, si dhe plaçkiten dhe vendosën zjarre në shtëpi.

Një banor që u arratis nga rrethi Yallo, dy ditë më parë, tha se disa njerëz ishin vrarë, ndërsa merrnin pjesë në një funeral.

Një banor i Afarit, i përkthyer nga një folës amharik pranë tij, tha se “po gërmonim një varr me rreth 20 individë. Unë ngrita leckën time për t’i sinjalizuar që ishim civilë kur ata u afruan, por njëri prej tyre qëlloi mbi ne”. BBC nuk e ka verifikuar pretendimin.

Një zëdhënës i TPLF shkroi në Twitter se rebelët nuk ishin në luftë me njerëzit afarë, por me udhëheqësit e Etiopisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore