Sport

Erling Haaland tani ka një prioritet për të ardhmen – Real Madrid


Sipas shumë mediave të ndryshme, spanjolle dhe jo vetëm, Erling Haaland ia ka bërë të ditur Dortmund-it dhe agjentit Mino Raiola se dëshiron transferimin te Real Madrid-i.

Norvegjezi vazhdon të mbetet një nga emrat më të përmendur sa i përket merkatos.

Që nga transferimi i tij te Dortmund dy vite më herët, ai çdo ditë e më shumë është vënë në fokusin e skuadrave elitare evropiane.

Por edhe çdo ditë më shumë është bërë e qartë se ku dëshiron të shkoj ai.

Ditëve të fundit, sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio, u bë e ditur se lojtari e preferon më shumë ligën spanjolle, se sa Premier League.

Kurse pas këtyre raportimeve, nga gazetarë të ndryshëm afër lojtarit u konfirmua se Real Madrid-i është destinacioni i preferuar i Erling Haaland.

Ai i ka thënë agjentit të tij Mino Raiola që të kërkojë një lëvizje te Real Madrid-i, para se të bëj diçka tjetër.

Sa i përket Kylian Mbappe-s dhe transferimit të tij te Real-i që duket një formalitet, Haaland nuk do ta ketë problem të jetë së bashku me të në një skuadër.

Nëse transferimi te Real Madrid-i dështon, atëherë do të provohet Barcelona – dhe nëse edhe kjo dështon, Haaland do të mendojë për një aventurë Angli.

Saga e një ndër emrave më të përmendur në botën e futbollit, ngadalë po merr formë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore