Jetesë & Stil

Erik Lloshi dhe dëshira e tij për tu bërë baba


Erik Lloshi - Këngëtar

Muaji gusht i vitit 2019 ishte koha kur këngëtari, Erik Lloshi, i kishte dhënë fund beqarisë së tij duke e kurorëzuar dashurinë e tij me Rominën, me një ceremoni tradicionale.

Erik Lloshi dhe Romina.

Martesa e çiftit duket të ketë ecur si më mirë, teksa së fundmi, Lloshi ka zbuluar se dëshiron që shumë shpejt të bëhet baba.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete”.

“Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë“, tha Eriku gjatë një interviste për emision “Glamour”.

Mes tjerash, Lloshi, është shprehur mirënjohës për bashkëshorten e tij, Rominën dhe jetën që ata bëjnë bashkë, ndërsa ka thënë se “ajo e duron shumë”.

“Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krahë. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik”.

“Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët, unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, së fundmi Erik Lloshi ka publikuar këngën e tij më të re, me titull “Kshtu je ti”, i cila ka grumbulluar afro 100 mijë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore