Lajme

Erdogan uron 17 Shkurtin: Me Kosovën kemi miqësi historike


Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmes një postimi në rrjetin e tij social ka uruar ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij Turqia me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.

“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.

Ndryshe shteti turk ishte ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur me 17 shkurt të vitit 2008.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore