Bota

Erdogan bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kanë zhvilluar një bisede telefonike me në fokus zhvillimet në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Gjithashtu çështja e Libisë dhe situata në Ukrainë, kanë qenë tematika të bisedës.

Sipas një njoftimi në media sociale Twitter, presidenti Erdogan shkroi se, “falë hapave konstruktivë të Turqisë dhe thirrjeve këmbëngulëse, është krijuar një atmosferë e qetë në Egje dhe Mesdheun Lindor”.

Gjithashtu, Erdogan theksoi dhe rëndësinë e mbështetjes së qeverisë së përkohshme në Libi, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, duke pretenduar se marrëveshjet midis Ankarasë dhe Tripolit “kanë dhënë kontribut të rëndësishëm” në këtë drejtim.

Erdogan dhe Stoltenberg, preken dhe problemet gjeopolitike të NATO-s.

Tërheqja e planifikuar të Shteteve të Bashkuara  nga Afganistani, ku Erdogan sugjeroi që NATO duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndërtimin rus në kufirin ukrainas, u diskutuan në në përmbyllje të bisedës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore