Sport

Enrique i uron suksese pasardhësit të tij


Luis Enrique u largua nga posti i trajnerit të Spanjës, pasi që nuk arriti ta qojë ekipin përtej fazës së 1/8-ve të finales në Kupën e Botës.

Spanjollët u eliminuan nga Maroku pas ekzekutimit të penalltive, derisa pas eliminimit, nuk vonoi shumë dhe “La Roja” dhe Enrique ndan rrugët.

Gjithashtu nuk vonoi edhe shumë dhe Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) emëroi trajnerin e tij, i cili është Luis de la Fuente.

Këtë të fundit e uroi Enrique, i cili në një reagim të bërë së fundmi, tha që Spanja dhe trajneri i ri i saj duhet të hecin përpara.

“Tani është koha për lamtumirën dhe pak reflektim. Ajo që i duhet kombëtares është mbështetja në të gjitha kuptimet e saj, për të siguruar që Luis de la Fuente të arrijë gjithçka që ka vendosur. Përpara Spanja”, ka thënë Enrique duke i dhënë mbështetje pasardhësit të tij.

Kujtojmë që Enrique ishte trajner i Spanjës që nga vera e vitit 2018. Deri më tani, 52-vjeçari e ka drejtuar kombëtaren e tij në 47 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka marrë 26 fitore, 14 barazim dhe shtatë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore