Sport

Ëndrrën NBA e kishte para këmbëve, deri sa këmbët nuk i lëviznin më


Kris Wilkes, gjatë kohës së tij në U.C.L.A

Një sëmundje misterioze në natën e draftit për vitin 2019 të NBA, i ‘zhduki’ ëndrrën e të qenit profesionist, basketbollistit Kris Wilkes.

Deri sa ai shërohet, shpresa mbetet ende e gjallë.

Më 20 qershor, 2019, Kris Wilkes u zgjua në një vilë afër Indianapolis. Ai ishte i lumtur. Afër tij ishte femra me të cilën po dashurohej.

Të shpërndarë në dhomat tjera të shtëpisë me qera ishin shokët dhe pjesëtarët e familjes së tij që e kanë mbështetur nga fillimi i karrierës së tij si basketbollist.

Ishte mëngjesi i ditës kur do zgjidhej draft-i, dhe Wilkes ishte shumë afër që të arrinte atë që e kishte ëndërruar qysh i vogël.

Vetëm pak kilometra larg shtëpisë, në Shkollën e Lartë North Central, Wilkes u shndërrua në një basketbollist tejet të kërkuar.

Ai e morri ofertën e parë për bursë që kur ishte në klasën e tetë, nga Indiana. Ai u përkushtua shumë te kolegji U.C.L.A, ku u bë i famshëm për ngulitjet e tij ‘fluturuese’ dhe ‘tabelë-thyese’.

Ai arriti të jetë pjesë e skuadrës Pac-12 në vitin e tij të parë, kurse pas vitit të tij të dytë ai u projektua që të jetë pjesë e draftit, pak afër përfundimit të raundit të parë.

Tani, dy vite më vonë, ai nuk është pjesë e NBA. Wilkes kurrë nuk është paraqitur në një ndeshje të G League ose në ndeshjet verore të NBA.

Disa momente pasi u zgjua në ditën e draftit në vitin 2019, Wilkes zbuloi diçka shqetësuese: Ai nuk mund t’i lëvizte këmbët. Wilkes i shqyejti mbulesat e krevatit dhe e shikoi pjesën e poshtme të trupit. U mundua që të lëvizte çdo muskul nga beli deri te gishtat e këmbës, por asgjë nuk ndodhi. Nuk kishte asnjë ndjenjë në pjesën e poshtme të trupit.

Ai e thiri babain e tij që ndodhej afër, dhe i tha të shkonte te ai menjëherë.

“Babi”, ai tha, “jam i frikësuar”.

‘U ndjeva sikur të isha 80 vjeç’.

Wilkes kishte deklaruar se ai do të jetë pjesë e draftit pas vitit të tij të parë te U.C.L.A., por ai u kthye për vitin e tij të dytë në mënyrë që të tregojë se duhet të jetë pjesë e raundit e parë.

Në Mars të vitit 2019, u shfaq për draft përsëri. Wilkes nënshkruajti me kompaninë e menaxhmentit dhe marketingut Wasserman, dhe asgjentët e tij organizuan stërvitje private me skuadrën.

Për lojtarët që ishin të projektuar të ishin jashtë 14-shes kryesore, ato stërvitje do bënin diferencën – të fillosh karrierën profesionale në NBA apo të jesh pjesë e ligës zhvilluese, G League, Wilkes nuk ishte i shqetësuar.

“Nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time se do jem pjesë e raundit të parë”, tha Wilkes, “isha në formën më të mirë të jetës sime. Fatkeqësisht, zgjati shumë pak”.

Kris Wilkes gjatë kohës së tij te U.C.L.A. gjatë vitit të tij të dytë.

Në kohën kur ai arriti deri te stërvitja e shtatë, me San Antonio Spurs, ndihej pak si i lodhur. Afër fundit të stërvitjes, Wilkes gati sa nuk i humbi ndjenjat dhe një trajner e morri anash fushe për t’ia matur temperaturën, ishte mbi 39 gradë celsius.

Stafi i skuadrës e dërgoi te një spital afër sallës, dhe u diagnostifikua me një sëmundje të keqe në fyt.

Wilkes foli me agjentin e tij, që më pas e anuloi stërvitjen e tij të radhës, me Atlanta Hawks, duke e kthyer lojtarin në Indianapolis për të pushuar dhe për t’u rikuperuar për natën e draftit.

Brenda ditësh, temperatura iu kishte zhdukur dhe fytin e kishte më mirë, por ai filloi të ndjente simptoma tjera shqetësuese. Gjymtyrët e tij i ndjente sikur të ishin të mbështjellura në xham dhe ndonjëherë ai nuk e dallonte kur dikush e prekte në krah. Herat tjera, ai ndjente sikur dikush po e shponte me gjilpërë.

Natën, ai nuk mund të flinte me një batanije mbi këmbë, sepse irritohej. Dikur filloi të kishte dhimbje edhe në shpinë. Si një atlet, Wilkes ishte mësuar me dhimbje dhe muskuj të lodhur, por kjo ishte ndryshe.

Një natë, dhimbja e tij ishte aq e keqe, sa që babai i tij, Greg, u detyrua ta dërgojë një mjekim urgjent. Aty, doktorët e pyetën Kris-in nëse e mbante mend herën e fundit se kur kishte urinuar – kishte më shumë se një ditë.

Doktori i tha të nxitoj për në emergjencë sepse fshikëza e tij ishte në rrezik të këputjes.

Në dhomën emergjente, Wilkes-i morri morfinë dhe një kateter, dhe u lirua me katetren ende të lidhur.

“Disa ditë para draftit, po shkoja vërdallë në shtëpinë time me dhimbje shpine dhe një kateter të lidhur”, ai tha në një telefonatë nga shtëpia e tij në Los Angeles muajin që shkoi.

“Nuk ndihesha sikur i kisha 20 vite, por sikur isha 80 vjeç”.

Dy ditë më vonë, Kris u zgjua dhe nuk mund t’i lëvizte këmbët.

Ai e thiri babain e tij që për 25 vite kishte punuar në Departamentin e Policisë në Indianapolis dhe ishte i stërvitur për intervenime emergjente medikale.

“Nuk isha një polic ose në ato momente”, tha ai, “isha një baba dhe nervat e zemra ime ishin goditur”.

“Po mendoja me vete”, tha ai “‘Çfarë po ndodh?’ Djali im 20-vjeçar është një nga personat më atletik që kam njohur dhe ai nuk mund të lëviz, si mund të jetë e mundur kjo”.

Wilkes shënoi më shumë se 1 mijë pikë gjatë kohës së tij në U.C.L.A

Greg thiri një ambulancë për djalin e tij dhe e ndjeki deri në spitalin St. Vincent.

Atë natë, familja e tij u mblodh në dhomën e spitalit dhe e ndezën TV-në për draftin e NBA. Fjala kishte shkuar te skuadrat që Wilkes kishte probleme.

Aty, ai shikoi se si 60 emra erdhën dhe shkuan, por ai i veti nuk u përmend as edhe një herë. Për disa momente, e vetmja zhurmë në dhomë ishte ajo që vinte nga makina që matë pulsin.

“Isha në formën më të mirë të jetës sime, duke luajtur në nivelin më të lartë, në përgatitje e sipër që të zgjidhesha”, tha ai.

“Dhe”, vazhdoi ai i mërzitur, “isha në spital, duke marrë frymë me vështirësi, mezi duke i lëvizur këmbët dhe duke menduar nëse karriera ime ka përfunduar”.

Pastaj, agjenti i Wilkes e telefonoi dhe i tha që Knick duan të nënshkruajnë një kontratë dy-kahëshe, që e bënte Wilkes lojtar të G-League por e lejon të luaj edhe disa ndeshje në NBA. Familja e tij shpërtheu në festë.

Por, kishte një problem.

Kris duhet të shkonte në New York për testet mjekësore, mirëpo doktorët në Indianapolis nuk e dinin se çfarë s’shkonte me të – ose nëse ai mund të ecte përsëri.

‘Është aq e rrallë sa një gjel me dhëmbë’

Kur neurologjisti Adam Fisch pa simptomat e Wilkes, ai urdhëroi që një seri testesh të bëheshin – X-ray, rezonacë magnetike, teste të boshtit kurrizor, por ai ishte i kujdesshëm edhe me diagnozën edhe me prognozën e tij.

Doktor Fisch, i cili u autorizua nga Wilkes që të fliste për New York Times.

Ai dyshonte se Wilkes kishte një ç’rregullim autoimun që ndryshe njihet si ADEM, që karakterizohet me probleme në qelizat e trurit dhe shtyllën kurrizore.

Kjo sëmundje zakonisht përcjellet nga një infeksion, si ajo që Wilkes kishte pësuar në fyt më parë. Kjo sëmundje infekton 1 në 250 mijë njerëz çdo vit dhe shumica e madheve e rasteve gjindet te fëmijët.

Nëse kjo nuk mjaftonte, Wilkes kishte një lidhje të rrallë të sëmundjes ADEM me sindromën Gullain-Barre që prekte trurin, shtyllën kurrizore dhe qelizat nervore.

“Është aq e rrallë sa dhëmbët e gjelit”, tha Fisch, “një në një milion nuk i bën drejtësi, gjasat janë pafundësisht të vogla”.

Kris Wilkes gjatë stërvitjes me Akademinë USA, një klub sportiv në Kaliforninë Jugore.

Fisch nuk preferoi t’ia jap lajmin Wilkes-it, por pjesëtarë tjerë të spitalit i treguan se ndoshta ai duhet të përdorë një karrige me rrota gjatë gjithë jetës.

“Nuk do e lejoja vetën asnjë sekond të mendojë që fëmija im nuk do ec më asnjëherë”, tha nëna e Wilkes, Ahkisha Owens.

“E shikova atë dhe thash, ‘Zoti nuk të solli kaq afër për këmbët e tua që të të fundosin'”.

Pas një jave në spital, Wilkes filloi të ndjente diçka në pjesën e poshtme të trupit por ai kishte humbur nëntë kilogram dhe fuqinë për të ecur.

Kur ai u largua nga spitali, mjekët i propozuan shërim fizik në spital, por Wilkes insistoi që të kthehet në shtëpi. Ai pritej të ishte në karrige me rrota për të paktën dy muaj.

Mëngjesin pasues, Greg ishte duke gatuar një mëngjes të mirë për të mirëpritur djalin e tij përsëri në shtëpi – Tost francez, vezë, proshutë dhe sallam, kur ai dëgjoi një zhurmë si një top i shfryrë tenisi që bie nga shkallvt.

Ai u kthye dhe pa Kris-in jashtë karriges së tij me një shkop. “Babi, çfarë po gatuan”, ai pyeti, “vjen erë e mirë”.

Deri në gusht, Wilkes kishte bërë progres mjaftueshëm që të shkonte në fluturimin e tij të parë.

Ai shkoi në Palm Springs të Kalifornisë, që të takonte femrën me të cilën ishte gjatë mëngjesit të draftit, Lexie Stevenson.

“Sapo filloi të ecte”, tha ajo, “ai eci te unë. Dhe që nga ajo kohë, kemi ecur bashkë”.

“Ti punon shumë dhe nuk e lejon askënd të të thotë ‘nuk mundesh'”, tha Wilkes.

Në shtator, Wilkes fluturoi në New York që t’i kalonte testet mjekësore me Kincks.

Ai duhej të ishte i kujdesshëm se sa ujë pinte, sepse kontrolli i fshikëzës së tij nuk ishte kthyer totalisht. Afër fundit të stërvitjes, ai ishte i lodhur duke vrapuar afër vijës sa që u përplas me një mur.

Askush nuk duhej t’i tregonte atij që kishte dështuar në testet mjekësore, e dinte vet.

Në Tetor, pasi Knicks nënshkruan me Ivan Rabb që të mbulonte vendin e tij, David Fizdale – trajneri i tij në atë kohë, tha që Wilkes “ka një sëmundje serioze. Nuk e di çfarë ishte, por ishte e keqe. Pra, tani nuk do shkojmë në atë rrugë”.

‘Isha shumë afër’

Në dy vitet e fundit, Wilkes ka pasur frikë shëndeti, si në momentin kur ai kishte grip dhe ‘ndjenja e xhamit’ u kthye në likurën e tij. Kishte edhe natë pa gjumë kur ai e zgjoi Stevenson të folte – dhe ta mbante afër kur ai qante.

“Isha në gjendje ta mbulojë depresionin, por isha në depresion”, tha ai. “Gjatë gjithë jetës kam punuar për të shkuar në NBA dhe isha shumë afër. Të kthehem i paralizuar dhe pa para në shtëpi, në Indiana, ishte e shpifur”.

Ai i mbuloi problemet e para me një pagesë disa miliona dollarëshe nga një kontratë sigurimi që kishte nënshkruar në UCLA.

Ai e la punën si shofer i postës dhe e nisi një kompani që thirret Origyn Sport, që në shtator, shfaqi produktin e saj të parë, një top basketbolli për stërvitje.

Wilkes e përdori kohën e rikuperimit për të krijuar një kompani që thirret Origyn Sport, që prodhon topa basketbolli për stërvitje.

Wilkes ka kthyer të gjithë masën muskulore që kishte, por ai e dallon që nuk aq eksplozviv si më parë. Ai e di se të jetë pjesë e NBA do të jetë shumë e vështirë, por ai ka pasur sfida të vështira edhe më parë.

“Ndoshta shumica e njerëzve mendojnë që nuk mund të arrijë në atë pikë, por pse duhet t’i dëgjojë unë ata?”, tha ai, “nuk i dëgjova as doktorët që më thanë se nuk mund të ecë përsëri, dhe nuk do ta lejojë askë që të më zbehë ëndrrat tani”, mbylli Wilkes.

Përshtatur nga Albanian Post për the New York Times.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore