Muzikë

Enca këngë me Bebe Rexhën? (VIDEO)


Një bashkëbisedim i drejtpërdrejt në Instagram u zhvillua në mes yllit të muzikës sonë, Enca Haxhia dhe këngëtares me famë botërore, Bebe Rexha.

E veçanta e kësaj bisede padyshim, ishte pjesa kur Enca shpreh dëshirën për një bashkëpunim mes tyre, dhe Bebe Rexha përgjigjet me “Po pse jo, le ta bëjmë, tani”.

Madje, Rexha propozoi që kënga të ketë ritme shqiptare.

Gjatë bisedës, dyshja Haxhia e Rexha, shkëmbyen komplimente të bëra herë në gjuhën shqipe e herë në atë angleze.

Mes tjerash, Bebe u shpreh kurioze për projektin e ri të Encës, të paralajmëruar ditë më parë.

Kënga më e re nga Enca titullohet “Noshta”, dhe do të publikohet së shpejti.

Ndryshe, Enca është një ndër artistet më të ndjekura në Instagram, ku numëron mbi 2 milionë e 300 mijë ndjekës.

https://www.youtube.com/watch?v=jdj3Pdw9_Tk&feature=emb_title&ab_channel=AlbaniaRap

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore