Shqipëria

Emrat e ‘dalluar’ në operacionin e SPAK


Aksioni i Policisë së Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), mëngjesin e 19 majit ka vënë në pranga 18 persona, nga 32 urdhërarreste të lëshuara  për krime të rënda dhe krim të organizuar.

Kush janë disa nga të arrestuarit?

Marjus (Suel) Lulaj (Çela), i biri i Petrit dhe i Hene, ka lindur më 19 korrik të vitit 1988 në Elbasan dhe është i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Gjithashtu ai dyshohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Suel Çela

Një emër tjetër është Agron (Kamber) Mehja, i biri i Xheladin dhe i Myzejen, i datëlindjes 29 mars 1966 lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14 nëntor 2013 në qytetin e Elbasanit).

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale është një tjetër vepër penale e regjistruar nëemër të tij.

Aleks Çela alias (Tom Qorri), i lindur më 07 shtator 1979, i biri i Baki dhe Pranvera, lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale, “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arben Çeta.

Ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor 2013 në qytetin e Elbasanit.

Ai akuzohet dhe për veprat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Personazh tjetër është Asllan Plaku, i datëlindjes 26 korrik 1992, i biri i Belul dhe i Shqiponja, banues në Shën Vlash, Durrës, është i dyshuar për veprën penale “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave.

Gjithashtu mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02 mars 2020) të  kryera në bashkëpunim të veçantë me atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal”.

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo), i datëlindjes 14 gusht 1986, i biri i Kristaq dhe i Tefta, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht person në kërkim, me masë sigurie “arrest në burg”, është i dyshuar për disa vepra penale.

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e tre shtetasve, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit në datën 29 dhjetor 2018 në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, Erdal Duranay dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal është një nga akuzat.

Gjithashtu ai akuzohet për “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka ndodhur në fshatin Polizhan – Berat, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mikael Qosja

Një tjetër emër i operacionit është Abedin Mama (Dine Çami), i datëlindjes 18 dhejtor 1961, i biri i Azem dhe Liço lindur në Librazhd dhe banues në Elbasan, është i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Altin Ndoci, i lindur më 23 shtator 1987, i biri i Nikoll dhe i Bardhe, lindur në Troshan Lezhë dhe banues në Tiranë është i dyshuar për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi.

Mbi të rëndon dhe akuza për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Altin Ndoci

Fatos Gosa (Tos Gosa), i datëlindjes 24 shkurt 1968, i biri i Idriz dhe Haxhire, lindur dhe banues në Peqin, është i dyshuar për veprën penale, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu dhe Erion Alibej/Dylgjeri, i datëlindjes 18 tetor 1986, i biri i Isa dhe i Resmije, lindur në Elbasan, banues në ish Lagja “Kala” aktualisht është i paraburgosur për një vepër tjetër penale, “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë.

Gjithashtu akuzohet për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02 mars 2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27 prill 2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal”.

Mbi të rëndon dhe vepra penale “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

Skerdi Tasi, i datëlindjes 19 maj 1991, i biri i Nelit dhe i Evgjeni, lindur dhe banues në Levan, Fier është i dyshuar për veprat penale, “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan.

Gjithashtu ai dyshohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha, ngjarje e ndodhur në Tiranë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela, ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, janë akuza që rëndojnë mbi Tasin.

Enver Diva, është një tjetër emër i operacionit të SPAK-ut, i lindur më 20 shtator 1979, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur në Fushë Mamurras, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale si, “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17 shtator 2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë me grupin e strukturuar kriminal.

Besian Xhixha, i datëlindjes 28 janar 1991, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur në Krujë, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela,  kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të  kryera në bashkëpunim.

Ndërsa, Florenc Çekrezi, i datëlindjes 12 maj 1987, i biri i Kamer dhe Besnike, lindur në Kuqan dhe banues në Elbasan, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29 janar 2020 dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Florenc Çapia, i datëlindjes 13 mars 1981, i biri i Fejzulla dhe i Xhemiles, lindur dhe banues në Elbasan është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Një tjetër emër është Elvis Koçi (Caushllari), i datëlindjes 3 janar 1992, i biri i Hasim dhe i Bukurijes, lindur në Korçë dhe banues në Elbasan është i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Adrian Uzuni, ka lindur më 20 gusht 1966, i biri i Elmaz dhe i Kadife, lindur dhe banues në Tiranë është i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës Filip Gjeloshi

Ngjarja është regjistruar në datën 5 shkurt 2011 në qytetin e Tiranës.

Ai dyshohet dhe për veprën  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Ndërsa mbi Leonard Palushin, i datëlindjes 26 qershor 1981, i biri i Shaip dhe i Zarie, lindur në Kukës dhe banues në Laknas, Tiranë rëndon akuza për “Shpërdorim detyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore