Sport

Emma Raducanu arrin në raundin e dytë të Washington Open


Përgatitjet e numrit një britanik Emma Raducanu për të mbrojtur titullin e saj të US Open filluan me një fitore në raundin e parë ndaj Louisa Chirico në Washington.

19-vjeçarja kaloi 6-4 6-2 në 87 minuta për të fituar ndeshjes e saj të parë .

“Padyshim që është ndjenjë shumë e mirë të fitosh këtu në DC”, tha Raducanu.

“Pasi nuk kam luajtur për një kohë të gjatë pas Wimbledon-it apo shumë ndeshjeve këtë vit, mendoj se është një ndjenjë vërtet e bukur të fitosh”.

Numri 10 i botës do të përballet me Camila Osorio të Kolumbisë në raundin e dytë të Washington Open, ndërsa ajo vazhdon të rritet deri në Grand Slam-in e fundit të vitit, i cili fillon më 29 gusht.

Nënkampioni i Wimbledon, Nick Kyrgios ishte gjithashtu në aksion për herë të parë që nga humbja në debutimin e tij në finalen e Grand Slam-it, australiani mposhti amerikanin Marcos Giron 6-3 6-2.

Në Silicon Valley Classic në California, Naomi Osaka u rikthye për herë të parë që nga maji me një fitore 6-4 3-6 6-1 ndaj kinezes Zheng Qinëen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore