Film

Eminem do të bashkëprodhojë “Stans”, një dokumentar mbi botën e fansave fanatikë


Eminem, kënga e të cilit “Stan” e vitit 2000 shpiku termin për super fansat fanatikë dhe nganjëherë delirantë, po bashkëprodhon një dokumentar mbi fenomenin nëpërmjet Shady Films, në bashkëpunim me DIGA Studios dhe Hill District Media, me shpërndarje fillestare nga Paramount/MTV.

Filmi, i drejtuar nga Steven Leckart (“Challenger: The Final Flight,” shkrimtari i “What’s My Name: Muhammad Ali” dhe producenti ekzekutiv i serialit të Hulu “Legacy: True Story of the L.A. Lakers”), është planifikuar për tu lançuar më vonë këtë vit.

Fotografi e shkrepur e Eminem gjatë shesh xhirimeve të këngës “Stan” në vitin 2000.

Sipas përmbledhjes, filmi – me titullin “Stans” – është një “udhëtim personal zbulues, nervoz dhe çarmatosës në botën e superfandomit, i treguar përmes objektivit të një prej artistëve më ikonik dhe më të qëndrueshëm në botë, Eminem si dhe fansave që e adhurojnë atë”.

Paul Rosenberg i Shady Films (menaxheri për një kohë të gjatë i Eminem) dhe Stuart Parr thonë se, “’Stans’ do të jetë mundësia për ta që të kthejnë kamerën dhe të pyesin audiencën për të qenit fans – dhe në disa raste, fanatikë”.

Ky është një studim i marrëdhënies midis bazës së fansave dhe artistit përmes objektivit të një prej këngëve më magjepsëse të Eminem dhe një prej artistëve më të rëndësishëm në botë.

Tony DiSanto, CEO i DIGA-s dhe një ish-ekzekutiv i lartë i MTV-së, thotë se marrëdhënia komplekse mes Eminem dhe fansave të tij do jetë fokus në këtë prurje kinematografike.

Eminem.

“Paul Rosenberg dhe unë e kemi njohur njëri-tjetrin që nga ditët e mia në ‘TRL’ të MTV-së, një shfaqje që u nxit nga fuqia e fansave, duke bashkuar artistët dhe fansat e tyre. Kështu që kur më tregoi për idenë e këtij filmi, m’u duk sikur kishim bërë rrethin e plotë”, ka thënë DiSanto.

“’Stans’ do të eksplorojë marrëdhënien komplekse midis famës dhe superfandomit, të treguar përmes objektivit të një prej artistëve më ikonë në botë, Eminem, muzikës së tij dhe, veçanërisht, fansave të tij më ekstremë”, ka shtuar DiSanto.

Këto janë detajet e deritanishme që Variety ka arritur t’i kuptojë lidhur me këtë projekt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore