Lajme

Emersson – Tigerit: S’ka dëshmi se UÇK-ja kreu krime


Prokurori Allan Tiger dhe avokati i mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, kanë debatuar me njëri tjetrin pasi nuk janë pajtuar se në Kosovë kishte pasur sulme kundër civilëve shqiptarë apo serbë.

Emmerson, ka theksuar se nuk është sulmuar popullata civile dhe nuk ka pasur sulme sistematike apo të gjerësishme, pasi sipas tij, ky është modeli që është vlerësuar pikat e aktakuzës.

“Në rastin Haradinaj e Limaj janë dy zona të ndryshme në territorin e Kosovës. Në rastin Limaj nuk ka pasur dëshmi që dëshmojnë që UÇK ka sulmuar popullatën civile”, tha ai.

“Dy trupe gjykuese kanë arritur në përfundimin që UÇK nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile”, tha ai.

Por, me Emmerson nuk u pajtua prokurori Allan Tiger, derisa deklaroi se aktakuza e Limajt pretendonte sulme të gjerësishme dhe sistematike kundër popullatës civile serbe dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë.

“Trupi gjykues arriti në përfundimin se nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për të treguar se nuk ka ekzistuar një sulm mbi popullatën serbe”, tha Tiger.

“Trupi gjykues e pranon se kanë ekzistuar dëshmi të një ekzistence të një politike për të luftuar kundër bashkëpunëtorëve shqiptar-kosovar”.

Madje sipas tij, ekzistenca e burgut të Lapushnikut e ka treguar politikën e luftimit të bashkëpunëtorëve.

Ndryshe në Hagë po mbahet konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi.

Ndërsa prokuroria dhe mbrojtja janë dakorduar që gjykimi të nis më 1 mars në Gjykatën Speciale.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nis më 1 mars – Dakordohen Prokuroria dhe mbrojta në Speciale

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore