Kosova

Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimin e PZAP-së


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, Valmir Elezi, deklaroi se ky institucion e pranon vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas Elezit, KQZ-ja, do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së. Pasi, PZAP-ja, vërtetoi vendimet e këtij insitucioni.

Elezi, tha se do të prisnin dhe vendimin e Gjykatës Supreme, nëse subjektet mund t’i drejtohen këtij institucioni. Ata kanë të drejte të ankohen brenda 24 orëve pranë kësaj Gjykate, rreth vendimit të PZAP-së.

Ai, ka shtuar se Supremja, ka afat tre ditë, që të vendosë lidhur me ankesat që do të dorëzohen në këtë instiutcion.

PZAP-ja, më herët publikoi vendimin, që të mos certifikohen kandidatë, të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29, gërma “q”, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Në listën e kandidatëve për të mos garuar, përfshihej dhe kryetari Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe reagimi i parë nga LVV-ja, ku deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore