Përballje

Elbasan Rashani mposht të pamposhturit e Nice


Ndeshja mes Nice dhe Clermont përfundoi befasisht me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Nice ishin favorit para fillimit të ndeshjes, pasi kishin shtatë ndeshje pa humbje.

Në anën tjetër, Clermont nuk ishin në formën e tyre më të mirë, por Elbasan Rashani ishte aty për t’i dhënë fitoren.

Ndeshja ishte e baraspeshuar sa i përket posedimit të topit, por Clermont kishin më shumë mundësi shënimi.

Pas presionit në portën e Nice, ishte sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani i cili i dha fitoren Clermont-it në minutën e 77-të.

Clermont momentalisht radhiten në pozitën e 15-të me 24 pikë, ndërsa Nice janë në vendin e tretë me 42 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore