Lajme

Ekzekutimi “mafioz” në Greqi, kush është biznesmeni që u vra


Biznesmeni qё u vra nё orёt e para tё sё shtunёs, jashtë shtëpisë së tij në Thebes ishte 45-vjeçari, Costas Tsaftarides baba i dy fëmijëve.

Sipas njoftimit të policisë, pas tё shtёnave 45-vjeçari ra menjëherë i vdekur në mes të rrugës, ndërsa autori u arratis me njё makinë blu.

Tsaftarides zotёronte një kompani ndërtimi dhe një kompani makinash me qira.

Ekzaminimet mjekёsore treguan se biznesmeni kishte marrё gjashtё plumba, katër prej tё cilave nё trup, një në kokë dhe një në kofshë.

Sipas hetimeve policore, autori me fytyrë të mbuluar i kishte bërë pritë viktimës në zonën ku ai banonte dhe më pas e qëlloi atë jashtë shtëpisë së tij.

Policia e Sigurimit tha se nga vendi i ngjarjes janё sekuestruar nёntё predha prej nёntё milimetrash, tё cilat do tё dёrgohen nё laboratorё pёr ekzaminimet mjeko-ligjore, pёr tё pёrcaktuar nёse arma ishte pёrdorur nё tё kaluarёn nё njё akt tjetёr kriminal.

Policia po heton gjithashtu rregjistrimet e kamerave tё sigurisё nё zonё, teksa po hetohet dhe pista pёr pjesёmarrje tё mundshme nё bandë kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore