Sport

Edinson Cavani rinovon kontratën me Manchester United


Sulmuesi Edinson Cavani ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te klubi i Manchester United.

Klubi i Manchester-it, duke parë formën e mirë që po shfaq sulmuesi uruguaian, i kanë ofruar atij zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Cavani në kontratën e mëhershme fitonte 200 mijë paund në javë, por forma e mirë që po tregon uruguaiani, ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë atij 50 mijë më shumë në marrëveshjen e re.

34-vjeqari u shpreh i lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit me klubin e Manchester-it duke thënë se ka krijuar një dashuri të madhe për këtë klub.

“Gjatë sezonit kam grumbulluar një dashuri të madhe për këtë klub dhe gjithçka përfaqëson. Ndjej një lidhje të fortë me shokët e ekipit . Ata më motivojnë çdo ditë dhe e di se së bashku mund të arrijmë gjëra të veçanta”, theksoi Cavani.

Ai gjithashtu premton tifozët e “Djajve të Kuq” që do të japë maksimumin e tij, dhe se i mungon përkrahja e tyre në stadium.

“Jam i prekur për faktin që tifozët duan të qëndroj dhe do jap gjithçka që t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia në fushë. Akoma nuk kam provuar të luaj para tifozëve në Old Trafford dhe mezi pres ta bëj”, përfundoi sulmuesi uruguajan.

Kujtojmë që në tetor të vitit 2020, “El Matador” u transferua me parametra zero në Manchester nga klubi i Paris Saint Germain, aty ku luajti për plot shtatë sezone.

Ndërsa që nga transferimi i tij te klubi anglez, ai ka arritur të shënojë 15 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Interes për Cavanin, kishte shfaqur edhe klubi argjentinas, Boca Juniors, por me zgjatjen e kontratës, ëndrra e tyre merr fund.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore