Sport

Edhe Juventus futet në garë për Lukaku-n


Juventusi është i interesuar për Romelu Lukaku-n, por sipas Tuttosport, bardhezinjtë janë të pakënaqur me strategjinë e Chelsea-t për të rritur çmimin e sulmuesit, ndërsa Inter-i vazhdon ta ketë në plan të parë transferimin e sulmuesit belg.

Lukaku është rikthyer në Londër pas përfundimit të periudhës së huazimit me Inter-in, por finalistët e Ligës së Kampionëve duan ta rikthejnë atë në “Stadio Meazza” për herë të tretë.

Juventus-i është gjithashtu i interesuar për Lukaku-n, siç konfirmohet nga “Il Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” të dielën.

Chelsea kërkon 45 milionë euro për një shitje të përhershme të Lukaku-t dhe raportohet se ka informuar Interi-n për interesimin e bardhezinjve dhe kjo gjë duket se e “Irritoi” Juventus-in, raporton “Tuttosport”.

Chelsea ka refuzuar ofertën e parë të Inter-it për Lukaku-n, por pritet të bëjë një ofertë të re sapo Andre Onana t’i bashkohet Manchester United-it (marrëveshje e kryer).

Është një klub i tretë në kuadër pasi sipas “Il Corriere dello Sport”, Chelsea po shtyn ta dërgojë Lukaku-n te Al Hilal në Arabinë Saudite, të cilët ofruan 45 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa, por prioriteti i Lukaku-t është të kthehet në Inter.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se belgu ka arritur gjithashtu një marrëveshje verbale me Juventusi-n përmes avokatit të tij Sebastien Ledure, por asnjë media tjetër nuk raporton të njëjtën gjë.

Lukaku tha në dhjetor të vitit 2021, disa muaj pas transferimit të tij rekord te Chelsea, se ai nuk do t’i bashkohej kurrë Juventus-it apo Milan-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore