Jetesë & Stil

Ed Sheeran zbulon tre këngëtarët e vetëm që i cilëson “miq të vërtetë”


Ed Sheeran - Artist

Këngëtari, Ed Sheeran, është i njohur për miqtë e shumtë nga bota e muzikës, por ai së fundmi ka bërë bujë ndërsa ka zbuluar tre emrat, të cilët i ka quajtur “shokët e vetëm të kësaj industrie”.

Ylli i hitit “Shape of You”, shtoi po ashtu se nuk janë të pakt artistët “që dëshirojnë dështimin e tij”.

Ndërkaq, ishin artistët, Sir Elton John, Dave dhe Stormzy, këngëtarët e vetëm që sipas Ed Sheeran, e përshëndetën suksesin e albumit të tij të ri, shkruan “The Sun“.

“Për sa i përket njerëzve që në fakt janë të rëndësishëm për mua dhe duan që unë të fitoj, unë njoh kaq shumë artistë që sa herë që fitoj, tallen dhe në fakt duan që unë të dështoj”.

“Por, miqtë e vërtetë si Elton John, Dave dhe Stormzy, më dërgojnë porosi duke më thënë se u pëlqen albumi im, ani pse asnjë nga kolegët e mi bashkëmoshatarë nuk ma thanë atë gjë, duke më lënë të kuptoj se nuk iu pëlqen. ”, ka thënë Ed.

Gjithsesi, Ed Sheeran, e ka vlerësuar dashurinë që merr nga muzikantët me ngjyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Stormzy dhe Ed Sheeran.

“Ndihem i pranuar. Është i vetmi komunitet muzikor që ka rrënjë për mua. Ndihem si fushën time, në të cilin duhet të jem pjesë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ed Sheeran, i cili së fundmi kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus, më herët pati treguar për herë të parë humbjet që i ka sjellë pandemia COVID-19.

Ed Sheeran.

Gjatë një interviste për “The Sun”, ai kishte zbuluar se nga mbyllja e lokalit dhe restorantit të tij, gjatë periudhës së karantinimit, llogaria e tij ra për gati 1.6 milionë dollarë.

“Ishte e vështirë, pasi inaugurimi i biznesit ishte veç dy muaj para pandemisë”, ka thënë Ed.

Më tej, artisti pati dhënë një këshillë – “Nëse jeni duke kërkuar të bëni një investim të vogël në industrinë ushqimore, duhet të filloni me një investim të madh. Nëse nuk jeni Jamie Oliver ose Gordon Ramsay dhe nuk ke shumë restorante, është shumë e vështirë”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore