Bota

Dy gazetarë të New York Times largohen nga kompania pas akuzave kontroverse


New York Times ka lajmëruar largimin e dy gazetarëve nga readaksia, të cilët kanë qenë në qendër të polemikave për komente raciste.

Gazetari i shkencave i profilit të lartë, Donald G. McNeil Jr. u pushua pasi, Daily Beast, raportoi se ishte shprehur në mënyrë raciste pёr studentёt e shkollёs sё mesme, gjatё njё udhёtimi nё vitin 2019.

Times konfirmoi se McNeil, i cili ka qenë një reporter kryesor për mbulimin e pandemisë së coronavirusit, “nuk kishte gjykuar saktë dhe ishte shprehur me kontekstin e një gjuhe raciste”.

McNeil fillimisht u përgjigj në Washington Post, duke thënë “mos besoni gjithçka që lexoni”, por nuk dha hollësira.

I larguari tjetër është Andy Mills, i cili është akuzuar për sjellje të papërshtatshme dhe armiqësore ndaj kolegeve gra. Sjelljet u konstatuan nga kolegët e tij gjatё punës në podcastin “Caliphate”, të New York Times.

Këtë javë, punonjësit i dërguan një letër menaxhmentit duke thënë se vendimi i kishte “zemëruar” dhe komentet e gazetarëve meritonin dënim më të ashpër.

Menaxhmenti gjithashtu ndau një shënim të McNeil, duke shpjeguar situatën dhe duke kërkuar ndjesë.

“Nuk duhet ta kisha folur në atë mënyrë. Fillimisht, mendoja se mund të mbrohej konteksti në të cilin përdora atë fjalë të shëmtuar. Tani e kuptoj që nuk mundet. Është thellësisht fyese dhe lënduese. Fakti që unë madje mendova se mund ta mbroja atë tregoi një gjykim jashtëzakonisht të keq. Për këtë kërkoj falje”, kishte shkruar McNeil.

Zëdhënësi i Times, Danielle Rhoades Ha, konfirmoi se Mills dha dorëheqjen, por nuk pranoi të jepte hollësi. Mills postoi një shënim të gjatë në faqen e tij personale, duke shpjeguar se pendohej për sjelljen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore