Jetesë & Stil

Dua Lipa pjesë e Netflix-it


Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa tashmë është pjesë e Netflix-it. “Winx Club është padyshim një nga filmat vizatimorë më të ndjekur.

“The Winx Saga”, quhet seriali më i ri që ka nisur të transmetohet në “Netflix” i cili ka sjellë pesë vajzat magjike në jetën reale. Ky serial ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke u ngjitur në listën e dhjetë.

Bashkë me serialin e ri, i cili doli në Netflix më 22 janar, janë publikuar edhe kolonat zanore të tij. Pjesë e tyre është edhe një nga këngët hit të Dua Lipës, “Physical”.

Dua ka thyer rekorde të shumta me albumin “Future Nostalgia” për të cilin kishte dyshime nëse duhej ta publikonte apo jo gjatë muajve të karantinës. Ky album është renditur si më i miri nga “Spotify” duke lënë pas emra të famshëm të muzikës si Ariana Grande, Pop Smoke, dhe Taylor Swift.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore