Shqipëria

Dua Lipa dhe Anwar Hadid i japin fund lidhjes së tyre


Këngëtarja me fame ndërkombtare Dua Lipa dhe Anwar Hadid, i ka dhënë fund lidhjes dy vjeçare.

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se tashmë çifti është ndarë përfundimisht.

E përditëshmja “Daily Mail” raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre.

Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri, ndërsa Anwar ishte në New York.

Sipas një burimi për “Daily Mail”, “Marrëdhënia e tyre ka pësuar kriza që në muajin maj”.

Ndarja vjen pasi motra e Anwar, Gigi pati një ndarje të keqe nga Zayn Malik. Anwar dhe Dua nuk kanë folur ende publikisht për ndarjen e tyre.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka njoftuar se nuk do të performojë në “I HeartRadio Jingle Ball”.

Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit.

Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se sa zemërthyer ishte që gjithashtu u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj.

Përpos gjithçkaje artistja ka vendosur që nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram t’i lajmërojë të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në lidhje me datat e zhvillimit të turneut të saj me titull “Future Nostalgia”.

Konkretisht në muajin shtator të vitit 2022 në Meksikë, Kolumbi dhe në Argjentinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore