Lajme

Drejtori i RTK-së aktivist i Vetëvendosjes – kryetari i Bordit që e zgjodhi thotë që “nuk më bën përshtypje”


Rilind Gervalla me bashkepartiake gjate fushates zgjedhor ne nje nga selite e Levizjes Vetevendosjee

Anëtari i partisë në pushtet, Rilind Gërvalla, është zgjedhur drejtor i Radio Televizionit të Kosovës. Gërvalla as vetë nuk e fsheh se është pjesë e Vetëvendosjes dhe fotografitë e shumta e dëshmojnë këtë, por kryetari i Bordit që zgjodhi Gërvallën, Besnik Boletini, thotë për Albanian Post se ai nuk e ka ditur.

Boletini, përkundër fotografive të shumta që dëshmojnë aktivitetin e Gërvallës në Vetëvendosje, refuzon ta pranojë se zgjodhën një të ndikuar politikisht si udhëheqës të televizionit të shtetit.

Për kritikat e shumta, Boletni pohoi se “nuk më bëjnë përshtypje”.

“Nuk merrem me to” tha, derisa mohon te jetë një vendim i diktuar.

“Konkursi ka qenë i hapur dhe çdo kush që i plotëson kriteret ligjore trajtohet i barabartë, por vendimet që merren dikujt i pëlqejnë dhe dikujt nuk i pëlqejnë”, ishte shpjegimi i Boletinit.

çfarë deklaron Boletini përgënjeshtron juristja për të drejtën e Medias, Flutura Kusari, e cila edhe ka monitoruar procesin e përzgjedhjes.

Për të, emërimi i Gërvallës si drejtor i RTK-së për kanalet në gjuhën shqipe, është “kapje e pjesës informative nga partia në pushtet”.

“Me emërimin e Z.Rilind Gervalla drejtor i televizionit publik eshte kapur RTK-ja nga partia ne pushtet”, deklaroi Kusari për Albanian Post.

“VV ka ardhur ne pushtet duke premtuar ç’kapje, sidomos te transmetusit publik por dje ka bërë pikërisht atë qe kane bërë partitë tjera për vite me rradhë, pra e ka kapur RTK-ne”.

Kusari bën fajtor pikërisht bordin që bëri zgjedhje politike.

Sipas saj, në mënyrë që bordi të vazhdojë të gëzojë kredibilitet, “atëherë e vetmja mundësi është – anulimi  i vendimit për emërimin e drejtorit të televizionit publik, shtoi Juristja për të drejtën e Medias”.

Përzgjedhja në pozitën e drejtorit të një aktivistit politik është kundërshtuar edhe nga Qendra Evropiane për Lirinë e Medias;

“Shprehim keqardhje për vendimin e bordit të RTK-së për zgjedhjen e Rilind Gërvallës si drejtor të televizionit. Z. Gërvalla është një aktivist i partisë në pushtet. Emërimi i tij shkatërron përpjekjet e Bordit, i cili kishte mbështetjen tonë të plotë, për të depolitizuar transmetuesin publik”, u shprehën ata.

Rilind Gervalla, drejtori i ri i RTK-se

Depolitizimi apo ndryshe siç shprehej Lëvizja Vetëvendosje “ç’kapja” e shtetit ishte njëra nga kauzat që VV-ja do ta proklamonte gjatë qëndrimit të saj në opozitë. Me ardhjen në pushtet, ky fenomen vazhdon të jetë mjaft i përhapur dhe i aplikuar edhe nga kundërshtuesit e dikurshëm si opozitë.

Vetë Gërvalla, si drejtor i ri i RTK-së, deklaroi se përzgjedhja në këtë pozitë nënkupton realizimin e një ëndrre të kamotshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore