Stil

Drake shfaqet me maskë të çuditshme, mund të jetë sinjal i albumit të ri


Rep artisti kanadez, Drake së fundmi ka surprizuar fansat, derisa është shfaqur me një pamje shumë interesante që mund të jetë në shenjë promovimi për albumin e tij të ri solo “For all the dogs”.

Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, u pa duke dalë nga hoteli i tij në New York, i veshur me një maskë të çuditshme me kokë të qenit të llojit ‘rottweiler’.

Maska me kokë të plotë nuk e ndaloi atë të mbante një pije nga hyrja e hotelit deri në automjetin e tij, ndërsa u nis për në Barclays Center, që shënonte ndalesën tjetër në turneun e tij “It’s All a Blur”.

Në koncert, Drake ka prefromuar bashkë me rep artistin, 21 Savage për të promovuar albumin e tyre “Her Loss”, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Ylli i hitit “God’s plan”, doli nga hoteli i tij duke veshur një fanellë të New York Yankees mbi një bluzë të bardhë dhe zinxhirë ari.

Ai gjithashtu kishte veshur pantallona të gjera me ngjyrë gri si dhe atlete me ngjyrë kafeje.

Maska e tij e qenit mund të jetë një tregues se ai po planifikon të japë disa lajme për albumin e tij “For All The Dogs”, pasi ai e njoftoi për herë të parë atë album gjatë një koncerti tjetër.

Gjithsesi, Drake dhe 21 Savage publikuan albumin e tyre bashkëpunues “Her Loss” në nëntor të vitit 2022.

Ai e ka paralajmëruar albumin në ardhje, ndërsa një listë këngësh ende nuk është zbuluar – Drake njoftoi në fillim të këtij muaji se Nicki Minaj do të jetë pjesë e albumit të ri.

Gjithashtu, së fundmi Drake ka nxitur edhe thashethemet për romancë duke shpërndarë një foto komode me rep artisten, Sexyy Red.

Ata ishin ulur afër njëri-tjetrit në një divan dhe Drake mbajt në përqafim, derisa pozuan për fotografinë, e ku nuk mungoi as një mbishkrim pikant – “Sapo takova gruan time të ligjshme”.

Rep artistja 25-vjeçe është nga St Louis dhe ajo arriti sukses, pasi singulli i saj “Pound Town” u bë viral në platforma si TikTok dhe Instagram në fillim të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore