Lajme

Doza përforcuese Moderna, përgjigje e fortë antitrupash kundër Omicron-it


Injeksioni përforcues i COVID-19 me vaksinën Moderna shkakton një përgjigje të fortë antitrupash kundër variantit të ri të coronavirus-it, Omicron.

Agjencia e lajmeve “Financial Times”, tregon se ky përforcim rrit nivelet e antitrupave edhe më shumë se një dozë e tretë e vaksinës BioNTech/Pfizer.

Sipas laboratorit, përforcuesi me gjysmë dozë arrin të rrisë nivelet e antitrupave me 37 herë, krahasuar me njerëzit që kanë marrë vetëm dy doza.

Më parë, BioNTech dhe Pfizer kanë thënë se përforcuesi i tyre rrit nivelet e antitrupave 25-fish, megjithëse studimet nuk janë drejtpërdrejt të krahasueshme.

Dyshja po përgatit edhe një dozë për Omicron-in, e cila do të jetë e disponueshme deri në muajin mars.

Por Stéphane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna-s, ka pohuar se do vazhdojë të investojë në zhvillimin e një vaksine të synuar për variantin Omicron.

Kjo, në rast se do të jetë e nevojshme në të ardhmen, duke e vënë atë në prova klinike në fillim të vitit të ardhshëm.

“Rritja dramatike e rasteve me COVID-19 nga varianti Omicron është shqetësuese për të gjithë. Sidoqoftë, të dhënat që tregojnë se përforcuesi mund të rrisë nivelet e antitrupave neutralizues 37 herë më të larta se nivelet para rritjes janë qetësuese”, ka thënë ai.

Teknologjia e ARN-së e përdorur nga Moderna dhe Pfizer është e shpejtë dhe fleksibël, kështu që mund të përdoret për të krijuar një vaksinë të synuar brenda javësh.

Por, më pas, do të duhet t’i nënshtrohet një prove klinike përpara se të miratohet.

Përforcuesi gjysmë dozë i Moderna-s përmban më shumë mRNA, kodi gjenetik që lejon trupin të krijojë proteinën dhe të gjenerojë një përgjigje imune, se sa doza e plotë e Pfizer-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore