Sport

Dortmund-i gjen zëvendësuesin e Sancho-s në Francë


Borussia Dortmund-i është e “detyruar” të bëjë një shitje të madhe në verë për të përballuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Verdhezinjtë kanë vendosur të mbajnë Erling Haaland-in dhe të nxjerrin në merkato, Jadon Sancho-n.

Sipas gazetarit sportiv, Nicolo Shira, Dortmund-i e ka gjetur zëvendësuesin e Sancho-s në Ligën e Parë franceze. Jonathan Ikone i Lille-s pritet të zëvendësojë anglezin në “Signal Iduna Park”.

Ikone kushton 30 milionë euro dhe është nën kontratë me Lille-n deri në 2023. Shitja e Sancho-s në Premier Ligë, pritet të sjellë midis 90 – 100 milionë eurove të ardhura dhe një pjesë e tyre do të investohej te Ikone.

23-vjeçari francez këtë sezon është një nga lojtarët më të spikatur të Lille-s, që po udhëheq kampionatin në Francë dhe një ndeshje e ndan nga shpallja kampione e Ligës së Parë. Ikone ka luajtur 47 ndeshje këtë sezon, nga ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar shtatë asiste.

Gjithashtu, Ikone është dhe pjesë e Kombëtares së Francës dhe pritet të jetë në listën përfundimtare të saj për në Kampionatin Europian që do të luhet këtë verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore