Shqipëria

Dorëhiqet drejtuesja e Kadastrës Durrës


Rajmonda Dashi, drejtuesja e zyrës së Kadastrës në qytetin bregdetar të Durrësit, ka hequr dorë nga posti i saj. Sipas burimeve të Albanian Post, ky vendim ka ardhur pas një kërkese të tillë nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrave, Artan Lame.

Tashmë, në periudhë të përkohshme, posti i kalon nëndrejtoreshës, Risena Xhaja.

Ajo pritet të mbajë detyrën deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit për postin e drejtuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore