Kosova

Dokumenti i Lajçak për Kurtin rreth “Opsioneve të mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit”


Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Zyra e Miroslav Lajçak, përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, ka hartuar një dokument ku renditë opsionet për mënyrat se si do të formulohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe të njëjtin ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Serbisë.

Albanian Post posedon dokumentin i cili në pika të shkurtra tregon se si do të mund të gjendeshin modalitetet për themelimin e Asociacionit, derisa thekson se tashmë nga marrëveshjet dhe ligji ekzistues është krijuar bazë e mjaftueshme për formimin e tij.

Dokumenti që është titulluar “Opsionet e mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thotë se Parimet e Përgjithshme “përcaktojnë një strukturë të organizuar që përfshinë një Asamble, President dhe Zëvendës-president, Këshill, Bord, Administratë dhe Zyrën për Ankim”.

Konkluzionet e raportit theksojnë se “Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja për Parimet e Përgjithshme, Vendimi i Gjykatës dhe Ligji i Kosovës për Vetëqeverisjen e Komunave dhe Bashkëpunimi Ndër-komunal ofron potencial për krijimin e një statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Në dokument thuhet edhe se një rezolutë për Asociacionin “do të kërkojë kreativitet, por edhe vullnet të mirë në mes të palëve”.

Derisa shtohet se “një pikë kritike do të jetë tendenca e secilës komunë për kompetencë përfundimtare ligjore”.

Në përfundime të nxjerra gjithashtu theksohet se “një Asociacioni i ndërtuar në këtë mënyrë mund të ndërmarrë aktivitet të përbashkët me shumë nisma për bashkëpunim ndër-komunal”.

“Statusi mundëson njohjen e diverstetit dhe reprezentimit të pakicës brenda Asociacionit”.

Krejt në fund thuhet se Asociacioni “mund të krijohet edhe pa status fare, brenda kornizës ekzistuese ligjore”.

Qeveria e Kosovës e as zyra e Lajçak ende nuk kanë dhënë një konfirmim se dokumenti është një letër zyrtare e shkëmbyer mes palëve.

No description available.

No description available.

 

No description available.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore