Muzikë

Doja Cat infektohet për herë të dytë me COVID-19 – anulon performancën në “iHeartRadio”


Rep artistja e suksesshme, Doja Cat ka bërë të ditur se përsëri është infektuar me COVID-19 dhe kjo gjë ka bërë që ajo t’i anulojë disa plane, siç ishte pjesëmarrja në turneun e “iHeartRadio Jingle Ball 2021”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Doja Cat, ka zbuluar se edhe disa anëtarë të ekipit të saj të produksionit kanë rezultuar pozitivë.

Doja Cat

“Jam e trishtuar të ndaj lajmin që sapo rezultova pozitive dhe nuk do të jem më në gjendje të performoj në pjesën tjetër të turneut iHeartRadio Jingle Ball”, thuhej në deklaratën e saj.

“Ndërsa më është prishur disponimi pasi nuk mund të jem atje për të festuar festën me fansat e mi në Philly, DC, Atlanta dhe Miami, dua të them se jam mirë dhe mezi pres të shërohem dhe të kthehem atje sa më shpejt që të mundem”, ka shtuar ajo.

Kjo është përballja e saj e dytë me COVID-19, pasi që për herë të parë ajo ishte infektuar me Coronavirus në muajin korrik të vitit 2020.

Coldplay

Kohët e fundit u raportua po ashtu se Coldplay dhe Lil Nas X duhej të tërhiqeshin nga “Jingle Bell Ball 2021” në Mbretërinë e Bashkuar pasi anëtarët e ekipeve të tyre rezultuan pozitivë me COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore