Lajme

Dogana e Kosovës parandalon futjen e 18 mijë eurove të padeklaruara


Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mbi 18 mijë eurove të padeklaruara në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë dogana përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë”.

“Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësishtë në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, është thënë nga Dogana.

Foto: Dogana e Kosovës.

Tutje, janë sqaruar edhe masat që janë marrë për të ndëshkuar palët.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore”.

Ndryshe, Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet digjitale android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Foto: Dogana e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore