Lajme

Dodik: Pavarësia e Republikës Srpska është një alternativë realiste


Millorad Dodik

Një ditë pasi që Departamenti Amerikan i Shtetit ia sanksionoi fëmijët, Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik, ka vazhduar kërcënimet e tij de-stabilizuese që cenojnë sovranitetin e BeH-së.

Dodik, siç transmetojnë mediat boshnjake, ka thënë se pavarësia e RS-së “është një alternativë realiste në të ardhmen”, sepse, ka pretenduar ai, “është e sigurt që nuk do të lejojë që të margjinalizohet”.

Sipas tij, aktualisht bota është në “rrëmujë globale”, derisa pretendoi se RS “po detyrohet në pavarësi nga presioni dhe sulmet e vazhdueshme”.

Ai akuzoi përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës se “shfaqin armiqësi ndaj RS-së”, duke shtuar se “të gjithë duan të më fiksojnë si problem, por edhe familjen, e cila po sanksionohet edhe pse nuk ka prova për ndonjë aktivitet kriminal”.

Të premten, ShBA-të vendosën sanksione ndaj Gorica dhe Igor Dodik – fëmijëve të presidentit të RS-së – për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion, si dhe për shkak të retorikës dhe veprimeve që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës në BeH) dhe Kushtetutën e BeH.

Ndërsa, të shtunën, Dodik i bëri thirrje ShBA-ve që të zbulonte se cilët politikanë të opozitës nga RS dyshohet se ishin korruptuar nga djali i tij Igor.

Sipas pretendimeve t1retendimeve të tij, vendosja e sanksioneve kundër tij dhe anëtarëve të familjes së tij, si dhe procedurat gjyqësore kundër tij para Gjykatës së BeH-së, kanë për qëllim “heqjen e njerëzve me autoritet nga RS-ja në mënyrë që amerikanët të mund të përmbushni premtimin e dhënë Alija Izetbegoviç-it që RS të shfuqizohet dhe të krijohet një BeH unitare”.

ShBA sanksionon fëmijët e Dodik-ut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore