Sport

Djokovic tërhiqet nga Miami Open, i bashkohet “Treshes së Madhe”


Numri një i botës në tenis, Novak Djokovic, ka thënë të premten se nuk do të luajë në kompeticionin Miami Open të SHBA-ve, duke ju bashkuar Roger Federer dhe Rafael Nadal, apo siç njihen ndryshe “Treshja e Madhe”.

33-vjeçari serb Djokovic fitoi Grand Slam-in e tij të 18-të në Melbourne të Australisë – Australian Open për kategorinë e tenisit individual.

Kjo e vendos të tretin në listën e tenistëve me më shumë çmime të të gjithë kohërave; zvicerani Roger Federer me 20 Grand Slam-e dhe spanjolli Rafael Nadal me 20 të vetat.

“Të dashur tifozë, më vjen keq t’ju njoftoj se këtë vit nuk do të udhëtoj drejt Miami-t”, shkruante  Djokovic në Twitter të premten.

Djokovic e ka fituar gjashtë herë Open-in e Miami-t, por kësaj radhe nuk do të jetë prezent në atë që do të zhvillohet javën e ardhshme (22 mars – 4 prill) për arsye se dëshiron të ekuilibrojë jetën sportive me atë familjaren.

“Kam vendosur ta përdor këtë kohë të çmuar për të qëndruar në shtëpi pranë familjes sime” – shkruan Djokovic, duke sqaruar se – “Më duhet të vë në baraspeshë jetën familjare me atë të turneve, gjë që për shkak të kufizimeve të shumta nga pandemia Covid-19, nuk kanë qenë aty ku duhet të ishin. Mezi pres të rikthehem sërish vitin e ardhshëm”, përfundoi Djokovic.

Në 2019, ishte Federer ai që fitoi turneun e fundit të Miami-t përpara se të shpallej gjendja e jashtëzakonshme e pandemisë Covid-19.

Sa i përket Nadal-it, që pasi u skualifikua nga greku Stefanos Tsisipas në çerekfinalet e Australian Open-in e muajit të kaluar (shkurt), nuk ka luajtur më në asnjë kompeticion.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do të jem i pranishëm në turneun e Miami-t, qytet të cilin e dua”, shkroi Nadal në Twitter më herët këtë muaj (mars).

“Më duhet të shërohem dhe të përgatitem tërësisht për sezonin e turneut evropain mbi fushën me dhe”, sqaron Nadal dhe sigurisht që i referohet French Open-it.

Nadal kërkon të fitojë për të pestën herë resht French Open-in dhe të kurorëzojë titullin e 14-të mbi truallin francez të stadiumit Roland Garros së Paris-it.

34-vjeçari ka arritur pesë herë në finale të Miami Open-in, por nuk ka arritur të fitojë asnjë prej tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore