Jetesë & Stil

Djaloshi nga Kosova ekspozohet në ekranin gjigand të “Times Square”


Nuk ndodh shpesh që të shohim portretin e një shqiptari të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të “Times Square”, i cili është i lokalizuar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zakonisht, brenda këtij ekrani gjigand kemi parë yjet tona të muzikës si; Rita Orën, Bebe Rexhën apo edhe Dua Lipën.

Bebe Rexha në “Times Square”.

Por, mes protagonistësh që së fundmi zuri vend në këtë ekran është edhe Leon Arifi, bashkë me aktivisten, Fjolla Rraci.

Në imazhin e ekspozuar në “Times Square”, Leoni, shihet i buzëqeshur dhe plot jetë përkrah, aktivistes, Fjolla Rraci, e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sindroma “down” dhe ata me autizëm.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vetë aktivistja, Rraci, me anë të një postimi në llogarinë e saj të Facebook-ut, ndërsa ka treguar momente kur ajo e kishte mësuar Leonin.

Fotografi e publikuar nga Fjolla Rraci në Facebook.

“Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje”.

“Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare. Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap”, ka shkruar Rraci.

Kujtojmë se vite më parë, saktësisht në 2019-tën, ishte pikërisht foto e Ben Godenit djaloshit kosovar po ashtu me Sindromën Doën, e cila u shfaq për herë të parë në këtë shesh.

Ben Godeni në “Times Square” – 2019

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore