Sport

Distria është pjesë e promovimit të xhudos në Lojërat Olimpike “Paris 2024”


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është pjesë e promovimit të xhudos në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që do të mbahen në vitin e ardhshëm në kryeqytetin francez.

Këtë e bëri të ditur trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka shpërndarë një foto në profilin e tij në Facebook.

“Për një ditë të mbarë. Drejt Parisit 2024”. “Foto nga European Judo Union, për promovimin e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024′”, shkruan Kuka.

“Kampionja jonë Olimpike ishte pjesë e prezantimit kurse mungoj Nora meqenëse nuk ishte në Grand Slamin e Parisit kësaj radhe”, ka shkruar Kukan ë Facebook.

Kujtojmë që Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ishin fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që u mbajtën në korrik të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore