Vende

Disa fakte që mund të mos i keni ditur rreth kampit Bondsteel


Kampi Bondsteel në Kosovë

Kampi Bondsteel, i vendosur në fshatin Sojevë të Ferizajt, është baza e cila shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes.

Kjo bazë është ndërtuar pas një fushate bombardimesh në vitin 1999, kur koalicioni ndërkombëtar dëboi trupat serbe nga ajo që ishte atëherë një krahinë jugore e një Jugosllavie të reduktuar.

Drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, Bondsteel ka ruajtur paqen për më shumë se 20 vjet dhe është në mbrojtje nga fushatat e dezinformimit që synojnë nxitjen e tensioneve ndëretnike në Kosovë.

Kampi Bondsteel në Kosovë, është një bazë që strehon rreth 1 mijë trupa të NATO-s, kryesisht amerikanë.
Disa fakte të cilat mund të mos i keni ditur

Kampi zë 955 hektarë (3.86 km2) tokë dhe për të ndërtuar bazën, dy kodra u rrafshuan për tu mbushur lugina mes tyre.

Kampi është ndërtuar kryesisht nga kasolle druri, gjysmë të përhershme dhe është i rrethuar nga një mur prej balte i lartë 2.5 metra.

Mbi 25 kilometra rrugë të shtruara bëjnë lidhjen e 300 objekteve brenda kampit.

Baza mund të mbajë deri në 7000 ushtarë dhe punëson qindra banorë të zonës. Kampi amerikan ofron gjithashtu spitalin më të mirë në Kosovë, një kishë të vogël, një stacion policor dhe një qendër edukimi.

Numri i tankeve dhe helikopterëve ushtarakë nuk dihet saktësisht, por besohet se janë rreth 20 raketa të zeza, një Apache dhe një duzinë tanke e tipit M1A2 Abrams.

Kampi Bondsteel

Në kampin Bondsteel janë të punësuar shumë kosovarë, ata paguhen diku mes 400 dhe 800 eurove, e cila sipas standardeve lokale është një shumë e konsiderueshme e të hollave. Në të kaluarën rreth 2.500 banorë lokalë punonin në kamp, por tani ka shumë më pak.

Rotacioni i personelit ndodh çdo tre deri në gjashtë muaj, në varësi të situatës së sigurisë.

Edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, ushtarët që shërbejnë në Bondsteel paguhen rreth 3 mijë dollarë, plus një kompensim prej 40 përqind për “rrezikun e fillimit të luftës në Kosovë”.

Pozita e kampit është e vendosur në mënyrë që të gjitha vendet e rëndësishme të jenë në afërsi të konsiderueshme, siç janë kontingjentet ushtarake të SHBA-ve në Maqedoni dhe Bosnje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore